Besimtarët kundër Myftiut të Beratit, Ylli Gurra: Kanë të drejtë, emërohen njerëz pa përvojë! Duhet të jenë figura publike, jo mercenarë

1 Shkurt 2023, 13:31

Ish myftiu i Tiranës Ylli Gurra e ka cilësuar të ligjshme kërkesën e besimtarëve myslimanë në Berat, të cilët bojkotuan Faljen e Namazit të premten në shenjë protestë ndaj emërimit të Emirjon Vathajt në krye të Myftinisë.