Besimtarët myslimanë në Gjirokastër festojnë Fitër Bajramin: Është dita e sakrificës për njerëzit

13 Maj 2021, 14:22

Dita e Fitër Bajramit është festuar nga qindra besimtare myslimanë në Gjirokastër ku që në orët e para të mëngjesit, janë mbledhur në Bashtene e Teqesë për të marrë pjesë në ceremoninë e lutjes në përfundim të agjërimit.

Në xhaminë e qytetit gjatë mesditës e sotme kanë marrë pjesë në ceremoninë pritëse nga komuniteti mysliman gjirokastrit, drejtues te institucioneve vendore si kryebashkiaku Flamur Golemi, prefekti Odise Kote apo dhe kreu i Këshillit te Qarkut Lindita Rova. Nga ana e tyre këta të fundit kanë uruar besimtaret myslimane gjirokastrite me rastin e ditës se madhe të Fitër Bajramit që është dita e sakrificës për njerëzit.

Myftyu i Gjirokastrës Avni Goma, ka përshëndetur përmes një urimi të gjithë besimtaret gjirokastrite në këtë ditë të shënuar.