Besimtarët myslimanë të Pukës falin namazin, luten për paqe e mirësi
Edhe në Pukë besimtarët mysliman herët në mëngjes iu drejtuan xhamive të zonës për faljen e Kurban Bajramit.
Në qytet falja e kurban Bajramit u krye në xhaminë historike të Kodër Hanit, aty ku besimtarët teksa kujtuan sakrificën sublime të hazreti Ibrahimit, dërguan përmes tekbirëve falenderime për krijuesin e gjithësisë.
Besimtarët myslimanë të Pukës në ritualin e udhëhequr nga myftiu Gëzim Kopani u luten për paqe dhe mirësi gjatë ritualit të faljes.













