Besimtarët ortodoksë kremtojnë ditën e Ujit të Bekuar

6 Janar, 15:43

Besimtarët ortodoksë në mbarë vendin kremtuan festën e “Epifanisë”, që njihet ndryshe si Dita e Ujit të Bekuar. Të rinjtë morën pjesë në ceremonitë për hedhjen e kryqit, në lumenj, dete apo shatërvane. Ky rit fetar përkujton ditën kur Krishti u pagëzua në ujërat e lumit Jordan nga Gjon Pagëzori.