Dita e ujit të bekuar është festuar në të gjitha kishat e Myzeqesë dhe mbarë vendit. Shfaqja e Trinisë së shenjtë, është festuar dhe nga besimtarë të shumtë në kishën e Shën Dhimitrit në Kokotovë, Mazhaj.
Meshën e shenjtë e mbajti Ikonomi i Lushnjës dhe Divjakës dhe gjithë Myzeqesë At Tertios. Rituali tradicional i hedhjes së kryqit në ujërat e lumit Seman, u anulua për shkak të reshjeve të dendura të shiut.
Ai Tertio përcolli mesazh për paqe begati e mbarësi për të gjithë besimtarët.
Në këtë ditë të shënuar çdo familje mbush një shishe me ujë të bekuar duke e mbajtur në shtëpi. Me këtë ujë ata spërkatin shtëpitë, të mbjellat, etj., për një vit të mbarë.













