Beteja me flakët! 1.5 mln € shtesë 60 bashkive për zjarrfikësit! 16 bashki do t'i japin 2 paga shpërblimin

25 Tetor, 19:31 | Përditesimi: 25 Tetor, 19:31

Me rishikimin e fundit të buxhetit qeveria ka shtuar me 1.5 milionë euro fondet për 60 bashki për të dhënë shpërblime nga 1 deri në 2 paga, për punonjësit e zjarrfikësve, që luftuan me flakët e verës. Sipas Ministrisë së Financave, 16 bashki do të japin nga 2 paga shtesë pasi kanë pasur më shumë vatra zjarresh.

E.H/Shqiptarja.com