'Beteja' për të njëjtin vend, Arta Vorpsi dhe Marsida Xhaferllari mbërrijnë në ambientet e Gjykatës Kushtetuese

15 Nëntor, 09:36 | Përditesimi i fundit: 2019-11-15 17:40:01

Ngritja e Gjykatës Kushtetuese prej ditës së djeshme ka marrë një tjetër rrjedhë. Ndërkohë sot në ambientet e kësaj Gjykata kanë shkuar dy anëtaret të cilat janë emëruar për të njëjtin vend pune, Arta Vorpsi dhe Marsida Xhaferllari. E para në Gjykatën Kushtetuese ka mbërritur Vorpsi ndërsa disa minuta më pas është paraqitur në këtë gjykatë edhe Xhaferllari. 

Pas emërimit pasditen e së mërkurës të Marsida Xhaferllarit, nga Presidenti Ilir Meta si anëtare e Gjykatës Kushtetuese, ky institucion u fut në kaos për shkak se më parë ishte emëruar anëtarja Arta Vorpsi, automatikisht si e para në listë pas përfundimit të afatit 30 ditorë që presidenti Meta kishte në dispozicion për të zgjedhur. 

Tashmë procesin i krijimit të organit më të lartë ligjor në Shqipëri është kthyer në një 'betejë' mes presidentit Meta dhe mazhorancës duke vënë në pikëpyetje serioze procesin e formësimit të saj.

Mbrëmjen e djeshme, në Presidencë u zhvillua ceremonia e betimit të 3 anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, Elsa Toska, Besnik Muçi dhe Marsida Xhaferllari.

Nga ana tjetër Arta Vorpsi që në renditjen e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi është vlerësuar si e para me pikë për t’u zgjedhur në Gjykatën Kushtetuese, u shpall edhe në fletoren zyrtare, megjithatë ajo nuk mund ta fillojë detyrën pa bërë betimin tek presidenti Meta. 

Kategori të tjera