TIRANE- Presidenti Ilir Meta ka gjetur sot një "provë" për atë që ai e cilëson si grusht shtetit. Meta iu kthye Kuvendit pas heqjes së komptencave për betimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, duke akuzuar këtë herë Komisionin e Ligjeve se ka mashtruar në raportin ku thuhet se është kërkuar mendimi i disa institucioneve, përfshirë këtu Soros, por edhe kreun e KED Ardian Dvorani, ndonëse këtë të fundit e ka paditur në SPAK duke e akuzuar për shkelje të Kushtetutës. Meta tha se pas interesimit të institucionit të presidentit këto institucione kanë deklaruar se janë kundër këtij ndryshimi që sipas tij i heq presidentit të drejtën ekskluzive, ose kanë zgjedhur të mos i përgjigjen Komisionit të Ligjeve.
Lidhur me arrestimin e botuesit dhe pronarit të UET Henri Çili, pyetur nëse mund të cilësohet ky i fundit si peshku i madh, Meta tha se ata që kanë probleme me ligjin duke të përballen. Por nuk i kurseu ironitë duke e futur këtë lajm të bujshëm, në listën e lajmeve propagandë për të hequr vëmendjen nga thirrjet e tij të vazhdueshme dhe tubimi i 2 marsit. Ai tha se nuk do të habitej sikur para tubimit të dëgjonte një lajm se janë gjetur dy të prekur me koronavirus pranë presidencës.