Prona dhe para' në këmbim të lirisë së Alikojve që vranë efektivin në Lazarat! Arrestohet botuesi e pronari i UET Henri Çili dhe 27 të tjerë (Zhvillimet)

TIRANE - Një aksion i gjerë i policisë, që mori shtysë nga një hetim i nisur nga Prokuroria e Përmetit thjesht për falsifikim të kartëmonedhave, ka çuar në pranga botuesin dhe pronarin e UET-së, Henri Çili dhe 27 persona të tjerë deri më tani, nën dyshimet se ka ndërhyrë për të siguruar favore për dy vëllëzërit Arbjon dhe Alban Aliko, i pari i dënuar me burgim të përjetshëm dhe i dyti me 17 vite e 6 muaj burg, me vendim të formës së prerë, për vrasjen e një efektivi të policisë në Lazarat, gjatë aksionit të vitit 2015 kundër kultivimit të marijuanës.

Sipas përgjimeve nga Prokuroria e Përmetit në 6 muaj hetime, ka rezultuar se Adil Aliko, komunikonte në telefon me Henri Çilin dhe pedagogun dhe juristin e UET-së, Ilir Korbi (i arrestuar), në përpjekje për t'i ndryshuar dënimin me burg dy djemve të tij, Arbion Aliko dënuar përjetë për vrasjen e efektivit të RENEA-s, Ibrahim Basha dhe Albanit dënuar me 17 vite e 6 muaj. Këto ndërhyrje tek gjyqtarë dyshohet se janë bërë në këmbim të një sipërfaqeje toke në Gjirokastër dhe një shumë parash, që Adil Aliko ia ka dhuruar Çilit për ndihmën ndaj djemve. Kontratat e dhurimit të tokave janë kryer tek noterja Shpresa Gjocaj në Tiranë, gjithashtu e arrestuar, me qëllim që Çili dhe pedagogu i tij Ilir Korbi, të nisnin punën për të zgjidhur çështjen në Gjykatën e Lartë. Henri Çili është vënë nën akuzë për veprat penale “Mashtrimi”, “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm tek gjyqtari”, dhe “Pastrim të produkteve të veprës penale”. 

Në pranga ka rënë edhe biznesmeni nga Shkodra Sait Fishta, i cili dyshohet të ketë ofruar apartamentet e dhuruara, për shkak të miqësisë me babain e vëllezërve të dënuar.

Arbjon dhe Alban Aliko janë dënuar me vendim të formës së prerë nga Apeli, çështje e cila është në Gjykatën e Lartë me relator Ardian Dvoranin, kreun e KED-së, një ndër qindra dosjet e mbetur stok, kur Gjykata ende nuk është funksionale.

VIDEO/ Deklarata e Policise

Kontrolle janë ushtruar në ambientet e UET, ne shtepi te Cili si dhe ne disa banesa në qytetin e Gjirokastrës dhe Lazarat . Pritet që kjo dosje të kalojë në SPAK.

Gjatë kontrolleve në disa banesa në Lazarat, policia arrestoi Amarildo Alikon, i afërm i ish-kryekomunarit të Lazaratit në kohën e PD, Dasho Aliko, pranë banesës së të cilit u gjetën dhe sekuestruan armë dhe municione.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:32
PAMJET e arrestimit të grupit të trafikantëve dhe armët e municionet pa leje që u gjetën në Lazarat

Policia e Shtetit ka publikuar pamjet që shfaqin momentet e shoqërimit në polici të të arrestuarve në operacionin "Mezhgorani", mes të cilëve ra në pranga edhe Henri Çili, me dyshimet se mund të jetë përpjekur për të ndikuar tek gjyqtarët në Gjykatën e Lartë për të lehtësuar dënimet e dy djemve të Adil Alikos për vrasjen e efektivit të RENEA=s në 2015-ën Ibrahim Basha.

Në operacion janë më shumë planet e atyre që janë arrestuar në Përmet, për trafik të kanabisit dhe për armëmbajtje pa leje, psai gjithçka u zbulua nga përgjimet e grupit të dyshuar për falsifikim të kartëmonedhave në vitin 2019.

Ora 13:10
Nga noterja, tek juristi, biznesmeni, kunati e Henri Çili/ EMRAT e të arrestuarve në operacionin 'Mezhgorani'

Gazetari i Report Tv Arsen Rusta siguron emrat e të arrestuarve në operacionin  'Mezhgorani' ku në pranga ra edhe botuesi dhe pronari i UET-së, Henri Çili.

Henri Çili, 45 vjeç, banues në Tiranë, botues dhe pronari i UET, i dyshuar për veprat penale “Fshehja e të ardhurave”, “ Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Falsifikimi i dokumenteve”, “Mashtrimit”, “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave qe ushtrojnë funksione publike” dhe “Falsifikimi dokumenteve” në bashkëpunim.
 
Shpresa Gjocaj, 56 vjeçe, notere, banuese në Tiranë, e dyshuar për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”;
 
Sait Fishta, 60 vjeç, banues në Tiranë, biznesmen nga Shkodra, aktualisht me masë sigurie “Arrest në burg”, i dyshuar për veprat penale për veprat penale “Fshehja e të ardhurave”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Mashtrimi”;
 
Besnik Fishta, 57 vjeç, banues ën Shkodër, vellai i biznesmenit nga Shkodra, i dyshuar për veprat penale “Fshehja e të ardhurave”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Mashtrimi”;
 
Enri (Gazmir) Ajdinaj, 34 vjeç, banues në Tiranë, kunati i Henri Çilit, i dyshuar për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” “Mashtrimi”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve” dhe “Armëmbajtja pa leje”
 
Ilir Korbi, 38 vjeç, banues në Tiranë, juristi i UET-se i dyshuar për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Falsifikimi i dokumenteve”, “Mashtrimi”, “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Falsifikimi dokumenteve” në bashkëpunim;
 
Liko Jazi, 56 vjeç, banues në Patos, i dyshuar për veprat penale “Falsifikim te dokumenteve”dhe “Mashtrimi”;
 
Amarildo Aliko, 20 vjeç, banues në Lazarat, kusheri i Arbjon dhe Alban Alikos, i dyshuar për veprat penale “Armëmbajtja pa leje”;
 
Eraldjan Hodo, 33 vjeç, banues në Tiranë, i dyshuar për veprat penale “Armëmbajtja pa leje”;
 
Renato  Riza Toska, 32 vjeç, banues në Tiranë, i dyshuar për veprat penale “Përkrahja e  autorit ne krim” dhe “Moskallëzim krimi”;
 
Kejsi Kujtim Meço, 40 vjeçe, banuese në Tiranë, e dyshuar për veprat penale “Përkrahja e  autorit ne krim” dhe “Moskallëzim krimi”;
 
Edmond Xaka, 32 vjeç, banues në Fushë Krujë, i dyshuar për veprat penale “Përkrahja e autorit në krim” dhe “Moskallëzim krimi”;
 
Kristina Bashi, 24 vjeç, banuese në Tiranë, e dyshuar për veprat penale “Përkrahja e  autorit ne krim” dhe “Moskallëzim krimi”;
 
Xhevair Sejati., 37 vjeç, banues në Përmet, i dyshuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve”;
 
Neuland Miçi 41 vjeç, banues në Tepelenë, i dyshuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve”;
 
Skënder Toska, 38 vjeç, banues në Përmet, i dyshuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve”;
 
Armando Hajdinaj, 30 vjeç, banues në Tepelenë, i dyshuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve”;
 
Sidi Ramaj, 30 vjeç, banues në Tepelenë, i dyshuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve”;
 
Erment Beqaraj, 31 vjeç, banues në Përmet, i dyshuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve”;
 
Askerd Malkë, 25 vjeç, banues në Përmet, i dyshuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve”;
 
Elidon Alikollari, 25 vjeç, banues në Përmet, i dyshuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve”;
 
Lisandër Alikollari, 29 vjeç, banues në Përmet, i dyshuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve”;
 
Ervin Çela, 41 vjeç, banues në Tepelenë, i dyshuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve”;
 
Ali Hysa, 41 vjeç, banues në Shkodër, i dyshuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve”;
 
Antonio (Saimir) Hasa, 37 vjeç, banues në Tepelenë, i dyshuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve”;
 
Entilon Kamberaj 33 vjeç, banues në Këlcyrë, i dyshuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve”;
 
Abaz Dani (Mesi), 56 vjeç, banues në Krujë, i dyshuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve”;
 
Adriatik Brakaj, 20 vjeç, banues në Ballsh,  i dyshuar për veprat penale “Organizimi i lotarive pa lejuara”dhe “Moskallëzim krimi”;
Ora 12:28
Të arrestuarit në operacionin ku u prangos Henri Çili, kryepolici Veliu jep DETAJET

28 është numri total i personave të arrestuar në operacionin e gjerë në disa qytete të Shqipërisë, mes të cilëve ra në pranga edhe botuesi dhe pronari i UET-së, Henri Çili. Kryepolici Ardi Veli tha se 45-vjeçari Henri Çili është i dyshuar për veprat penale “Fshehja e të ardhurave”, “ Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Falsifikimi i dokumenteve”, “Mashtrimit”, “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave qe ushtrojnë funksione publike” dhe “Falsifikimi dokumenteve” në bashkëpunim.

Edhe juristi i UET-së, Ilir Korbi 38 vjeç  akuzohet për të njëjtat vepra penale si Henri Çili. Ndërkohë, noterja Shpresa Gjocaj 56 vjeç me banim në Tiranë, është e dyshuar për veprën penale 'Falsifikim i dokumenteve'. Sait Fishta, 60 vjeç, biznesmen i njohur ndërtimi, i cili aktualisht është i arrestuar dhe në masë arresti me burg, është i dyshuar për "Fshehja e të ardhurave”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Mashtrimi"

Operacioni i koduar "Mezhgorani" është shtrirë në Tiranë, Gjirokastër, Durrës, Fier, Shkodër, pas një hetimi 6-mujor, në funksion të procedimit penal të regjistruar në vitin 2019 në prokurorinë e Përmetit, për veprat penale “Falsifikimi i kartëmonedhave”.

28 të arrestuarit janë me urdhër ndalimi nga prokuroria i Përmetit, ku 14 janë të dyshuar për prodhim dhe shitje të narkotikëve, kryesisht nga Përmeti, por ka edhe Tepelena, Shkodra, Këlcyra dhe Kruja. Gjithashtu, janë shpallur në kërkim 6 persona dhe ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë për 12 shtetas të tjerë, për vepra të ndryshme penale që kanë lidhje me procedimin.

Më parë, në kuadër të procedimit të nisur nga Prokuroria e Përmetit në vitin 2019, janë arrestuar 7 persona, nga Përmeti, Shkodra, Tepelena e Tiranë, për shitje narkotikësh dhe armëmbajtje pa leje, të cilëve në 4 episode të ndryshme kohore është sekuestruar 128 kg cannabis sativa, droga të forta në formë dozash heroine dhe kokaine, 2 kallëpe lëndë plasëse tritol, shuma parash prej 10 milionë lekësh, shuma prej 7500 euro, 3500 euro të dyshuara të falsifikuara, 7 automjete, dokumente të dyshuara të falsifikuara dhe kontrata noteriale të ndryshme.

Me vendim të gjykatës së Përmetit, u kontrolluan 61 banesa, 10 ambienteve njësi shërbimi, 33 automjete, ku në përfundim u sekuestruan 3 pushkë automatike me silenciator, 2 automatik kallashnikov, 8 kallëpe lende plasëse tritol, 620 fishekë, 2 granata difensive, 71 krehër fishekësh, 13 automjete te markave te ndryshme, 40 telefona celular, dokumente noteriale, kontrata, certifikata pronësie të ndryshme dhe një sasi cannabis sativa.

Deklarata e plote e Ardi Veliut

Operacioni policor i koduar "Mezhgorani".

Gjatë orëve të para të mëngjesit të ditës së sotme, shërbimet e Policisë Gjyqësore në Departamentin e Policisë Kriminale, në bashkëpunim me Drejtoritë Vendore të Policisë Gjirokastër, Tiranë, Durrës, Fier, Shkodër, Drejtorinë e Forcës së Posacme Operacionale dhe FNSH-në, nën drejtimin dhe bashkëpunimin me Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Përmet, pas një hetimi 6-mujor, në funksion të procedimit penal të regjistruar në vitin 2019, për veprat penale “Falsifikimi i kartëmonedhave”, finalizuan me sukses operacionin policor “Mezhgorani“.

Si rezultat i punës hetimore e procedurale nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër, në bashkëpunim me Departamentin e Policisë Kriminale, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Përmet,  duke aplikuar  metodat  speciale të hetimit u bë e mundur të dokumentohej aktiviteti kriminal për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” ‘’Falsifikimi i kartëmonedhave", "Mbajtja pa leje e armëve të zjarrit dhe lëndëve plasëse", "Organizimi i lotarive të palejuara", "Pastrimi i produkteve të veprës penale", "Fshehja e të ardhurave", "Mashtrimi" dhe "Falsifikimi i dokumenteve".

Si rezultat i provave ligjore të administruara, gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm u bë  ekzekutimi i urdhrave të ndalimit të lëshuara nga Prokurori i Çështjes në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Përmet dhe konkretisht:

Xh. S., 37 vjeç, banues në Përmet, i dyshuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve”;
N. M., 41 vjeç, banues në Tepelenë, i dyshuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve”;
S. T., 38 vjeç, banues në Përmet, i dyshuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve”;
A. H., 30 vjeç, banues në Tepelenë, i dyshuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve”;
S. R., 30 vjeç, banues në Tepelenë, i dyshuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve”;
E. B., 31 vjeç, banues në Përmet, i dyshuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve”;
A. M., 25 vjeç, banues në Përmet, i dyshuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve”;
E. A., 25 vjeç, banues në Përmet, i dyshuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve”;
L. A., 29 vjeç, banues në Përmet, i dyshuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve”;
E. Ç., 41 vjeç, banues në Tepelenë, i dyshuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve”;
A. H., 41 vjeç, banues në Shkodër, i dyshuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve”;
A. (S.) H., 37 vjeç, banues në Tepelenë, i dyshuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve”;
E. K., 33 vjeç, banues në Këlcyrë, i dyshuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve”;
A. D. (M.), 56 vjeç, banues në Krujë, i dyshuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve”;
Shpresa Gjocaj, 56 vjeçe, banuese në Tiranë, e dyshuar për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”;
Sait Fishta, 60 vjeç, banues në Tiranë, aktualisht me masë sigurie “Arrest në burg”, i dyshuar për veprat penale për veprat penale “Fshehja e të ardhurave”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Mashtrimi”;
B. F., 57 vjeç, banues ën Shkodër, i dyshuar për veprat penale “Fshehja e të ardhurave”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Mashtrimi”;
Henri Çili, 45 vjeç, banues në Tiranë, i dyshuar për veprat penale “Fshehja e të ardhurave”, “ Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Falsifikimi i dokumenteve”, “Mashtrimit”, “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave qe ushtrojnë funksione publike” dhe “Falsifikimi dokumenteve” në bashkëpunim.
E. (G.) A., 34 vjeç, banues në Tiranë, i dyshuar për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” “Mashtrimi”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve” dhe “Armëmbajtja pa leje”
Ilir Korbi, 38 vjeç, banues në Tiranë, i dyshuar për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Falsifikimi i dokumenteve”, “Mashtrimi”, “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Falsifikimi dokumenteve” në bashkëpunim;
L. J., 56 vjeç, banues në Patos, i dyshuar për veprat penale “Falsifikim te dokumenteve”dhe “Mashtrimi”;
Aamarildo Aliko, 20 vjeç, banues në Lazarat, i dyshuar për veprat penale “Armëmbajtja pa leje”;
E. H., 33 vjeç, banues në Tiranë, i dyshuar për veprat penale “Armëmbajtja pa leje”;
R. T., 32 vjeç, banues në Tiranë, i dyshuar për veprat penale “Përkrahja e  autorit ne krim” dhe “Moskallëzim krimi”;
K. M., 40 vjeçe, banuese në Tiranë, e dyshuar për veprat penale “Përkrahja e  autorit ne krim” dhe “Moskallëzim krimi”;
E. X., 32 vjeç, banues në Fushë Krujë, i dyshuar për veprat penale “Përkrahja e autorit në krim” dhe “Moskallëzim krimi”;
K. B., 24 vjeç, banuese në Tiranë, e dyshuar për veprat penale “Përkrahja e  autorit ne krim” dhe “Moskallëzim krimi”;
A. B., 20 vjeç, banues në Ballsh,  i dyshuar për veprat penale “Organizimi i lotarive pa lejuara”dhe “Moskallëzim krimi”;

Gjithashtu, në kuadër të operacionit janë shpallur në kërkim 6 persona dhe ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë për 12 shtetas të tjerë, për vepra të ndryshme penale që kanë lidhje me procedimin.

Më parë është bërë arrestimi i shtetasve:

E. B, banues në Shkodër, arrestuar më datë 23.12.2019, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve kryer në bashkëpunim", aktualisht me masë sigurie "Arrest në burg";
S. S, banues në Përmet, arrestuar më datë 18.10.2019, për veprën penale , aktualisht me masë sigurie "Arrest në burg";
Z. B., banues në Shkodër, arrestuar më datë 31.10.2019, për  veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotike",  aktualisht me masë sigurie "Arrest në shtëpi";
I. R., banues në Shkodër, arrestuar më datë 23.12.2019,  për  veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotike", aktualisht me masë sigurie "Arrest në burg";
F. R, banues në Tepelenë, arrestuar më datë 22.02.2020, për "Armëmbajtje pa leje",  aktualisht me masë sigurie "Arrest në burg";
E. A., banues në Tiranë, arrestuar më datë 23.02.2020, për veprën penale "Armëmbajtje pa leje",  aktualisht me masë sigurie "Arrest në burg";
D. D., banues në Përmet, arrestuar më datë 23.02.2020, aktualisht me masë sigurie "Arrest në burg";

Këtyre personave ne 4 episode te ndryshme kohore iu është bërë e mundur t’i sekuestrohet sasia prej 128 kg lëndë narkotike cannabis sativa, droga të forta në formë dozash heroine dhe kokaine, 2 kallëpe lëndë plasëse tritol, shuma parash prej 10 million lekësh, shuma prej 7500 euro, 3500 euro të dyshuara të falsifikuara, 7 automjete, dokumente të dyshuara të falsifikuara dhe kontrata noteriale të ndryshme.

Në kuadër të operacionit, sot më datë 28.02.2020 u bë ekzekutimi i vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Përmet për kontrollin e 61 banesave, 10 ambienteve Njësi Shërbimi, kontrollin e 33 automjete dhe gjatë ekzekutimit të këtij vendimi u sekuestruan:

3 pushkë automatike me silenciator,  2 automatik kallashnikov, 8 kallëpe lende plasëse tritol, 620 fishekë, 2 granata difensive, 71 krehër fishekësh, 13 automjete te markave te ndryshme, 40 telefona celular, dokumente noteriale, kontrata, certifikata pronësie të ndryshme dhe një sasi lënde narkotike cannabis sativa.

Në këtë operacion u angazhuan 15 grupe të reparteve të FNSH Shkodër Fier e Tiranë, Forca e Posacme Operacionle në Policisë e Shtetit dhe shërbimet e DVP Gjirokastër, Tiranë, Durrës, Elbasan, Fier e Shkodër.

Nga ana jonë u kryen veprimet procedurale dhe materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Përmet, në ngarkim të shtetasve të mësipërm, për veprat penale “Prodhimi dhe shitje narkotikeve “Mbajta pa leje e armëve luftarake dhe municioneve”, “Pastrim i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale, “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm”, Falsifikimi i kartëmonedhave”, Falsifikimi i dokumenteve”,  “Moskallëzim i krimit”, “Përkrahja e autorit të krimit”, “Mashtrimi”, “Fshehje te ardhurave”, Organizimi i lotarive te palejuara”, “Shpërdorim detyre"

Operacioni është në vijim e për këtë arsye nuk mund të bëjmë me dije detaje që cenojnë vijimësinë e operacionit. 

Policia e Shtetit është e angazhuar dhe e vendosur për të luftuar pa kompromis, krimin e organizuar dhe krimin në përgjithshësi, ndaj fton qytetarët që të denoncojnë në Komisariatin Dixhital dhe në numrin 112,  çdo rast të paligjshmërisë në cilëndo fushë që  ajo shfaqet, duke u garantuar reagim të shpejtë profesional e anonimat të sigurt për qytetarët

Ora 12:04
Grupi i zjarrit që vranë efektivin Basha rekurs në Gjykatën e Lartë, relator Ardian Dvorani

Rekursi në Gjykatën e Lartë për dënimin me burgim të përjetshëm të Arbion Alikos është regjistruar më 9.10.2019. Relator i kësaj çështje është zgjedhur, Ardian Dvorani, i vetmi gjyqtar, pasi Gjykata e Lartë nuk është funksionale. Dvorani aktualisht është kryetar i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Të pandehur në këtë çështje janë Arbjon Aliko, vëllai i tij Alban Aliko, Bajram Boci, Elvis Boci, Elson Kasma, Xhulio Malo, Klodian Selimi, Oltian Rroko, Dervish Gaba, Ruhan Hiraj, Iljaz Xhaferaj.

Ora 10:33
Hetimi për hashashin nxori zbuluar Henri Çilin, sekser në Gjykatën e Lartë për t'i hequr burgun përjetë Arbjon Alikos

Një hetim i nisur në shtator të 2019 për veprën penale të “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike”, ku në fokus ishin disa persona nga Përmeti dhe Lazarati, ka çuar në zbulimin e një tentative për të zbutur dënimin me burg përjetë për Arbion Alikon, nga gjykata e Apelit për Krime të Rënda, për vrasjen e ish-efektivit të RENEA Ibrahim Basha në Lazarat. Për këtë vrasje vëllai i tij është dënuar me 17 vite e 6 muaj burgim.

Nga përgjimet me synimin për të arrestuar disa persona për drogë, është kuptuar se po kryhen përpjekje për t'i ndryshuar dënimin Arbion Aliko. Bisedat e përgjuara nga prokuroria e Përmetit, në 6 muaj hetime, tregojnë se babai i Arbion Alikos, Adil Aliko, komunikonte me Henri Çilin dhe pedagogun e UET-së Ilir Korbi, për ta ndihmuar për punën e djalit. Në këmbim të ndihmesës që Korbi dhe Çili do jepnin në Gjykatën e Lartë, aty ku ndodhet tashmë dosja në pritje për t'u gjykuar, Adil Aliko, i ka vënë në dispozicion një sipërfaqe toke në Gjirokastër dhe një shumë të hollash.

Kontratat e dhurimit të tokave janë kryer tek noterja Shpresa Gjocaj në Tiranë, me qëllim që Çili dhe pedagogu i tij Ilir Korbi, të nisnin punën për të zgjidhur çështjen në Gjykatën e Lartë. Të gjitha veprimet janë monitoruar nga policia dhe prokuroria e Përmetit, e cila ka nisur hetimit për Henri Çilin për akuzën e “Mashtrimit”, “Ushtrimit të ndikimit të paligjshëm tek gjyqtari”, dhe “Pastrim të produkteve të veprës penale”. /Elton Qyno

Ora 10:25
Nga aksioni i policisë në Gjirokastër u arrestua edhe biznesmeni Sait Fishta, ish-kandidat për deputet në zonën e Shkodrës

1582881395_saitfishta1.jpg

Mes të arrestuarve në operacioni ku u vu në pranga botuesi dhe pronari i UET Henri Çili është edhe biznesmeni Sait Fishta dhe ish-kandidat për deputet në siglën e disa partive të ndryshme në vite të ndryshme elektorale në zonën e Shkodrës.  Ai rezulton i dënuar më parë për akuzën e ndërtimit të paligjshëm  në tokë publike të 9 objekteve pallate në zonën bregdetare të Velipojës

Ora 10:24
Në total 31 urdhër ndalime, përgjimet e grupit të zjarrit në Lazarat zbuluan emrin e Çilit

31 urdhra ndalim janë lëshuar në total, por vetëm 12 prej tyre janë ekzekutuar deri më tani. Procedimi fillimisht ka qenë regjistruar për prodhim dhe shitje narkotiëesh me pas nga përgjimet e grupit të zjarrit kanë dalë në skenë emrat e Henri Çilit dhe personave të tjerë.

Ora 09:47
Henri Çili dyshohet se i mori para e prona babait anëtarit të bandës që vrau efektivin e RENEA-s me premtimin se do e nxirrte nga burgu

Burimet bëjnë me dije se Çili kishte ushtruar ndikim tek një gjyqtar për të liruar nga burgu anëtarët e bandës së Lazaratit. Mësohet se Çili ka pasur komunikime me babanë e Arbjon dhe Alban Alikos arrestuar për vrasjen e efektivit të RENEA-s, Ibrahim Bashës. Arbjon Aliko është dënuar me burg përjetë lidhur me këtë ngjarje ndërsa vëllai i tij me 20 vite. Babai i kishte premtuar tokë dhe para në këmbim të lirimit të të birit. Nga hetimet ka rezultuar se emri i Çilit del edhe në kontrata që janë për dhurim pronash në zonën e Gjirokastrës, por edhe në transaksione bankare.

Ora 09:00
Ndikimi te gjyqtarët për lirimin e të arrestuarve të Lazaratit, bashkë me Çilin pranga edhe drejtorit Juridik të UET

1582876947_ilirkorbi.jpg

Mes të arrestuarve gjatë operacionit ku është vënë në pranga Henri Çili, është ndaluar edhe avokati Ilir Korbi, drejtori juridik i UET i cili shërben edhe si pedagog pranë këtij universiteti. Bashkë me Korbin janë shoqëruar edhe disa persona të tjerë të cilët kanë qenë në tavolinë me Korbin.

Ora 08:02
Aksion në Lazarat, sekuestrohen armë dhe municione! Arrestohen të afërmit e Dasho Alikos

Nga kontrollet për të bërë arrestimin e personave të tjerë të dyshuar në aksionin e nisur prej orëve të mbrëmjes, në një banesë në Lazarat, pranë saj, u gjet një makinë tre armë automatike model 56 ( kallash), një granatë, një pushke 20-she e mijëra fishekë deri tani.

Pranë banesë së Amarildo Alikos dhe babait të tij, të afërm të ish-kryekomunarit të Lazaratit në kohën e PD, Dasho Alikos, efektivët e policisë së gjirokastrës kanë gjetur armët. Amarildo Aliko është  vënë ndaluar nga policia, për t'u shoqëruar më pas në Komisariatin e Gjirokastrës.

Operacioni ka nisur prej orës 5 të mëngjesit dhe po vijon në disa banesa të tjera në zonën e Lazaratit.

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • TONI TIRANE: 28/02/2020 21:15

    Keta kane arrestuar 20 vjecare kot "dyshohet per armembajte pa leje". Nuk arrestohet njeri ne bote vetem per dyshime dhe pa patur prova mo palla. Shume e keni kruajtur me Lazaratin dhe e perdorni per te luajtur lojera te pista. Merruni me Politikanet Presidentin Ilir Meta, gruan, Kokoshin, Sali Berishen dhe Lulin qe po vjedhin dhe kane vjedhur perhere. Vrasja e policit ne Lazarat ishte mish per top per tu justfikuar operacionin perpara nderkombetareve.

    Përgjigju
  • dulja: 28/02/2020 14:57

    bravo policise keni pune shume ,po shtohen shume plerat

    Përgjigju
  • sapa: 28/02/2020 13:45

    Cdo shqiptar i lindur ne shqiperi dhe qe e njeh kete popull nuk mund ta besoje kurre qe ky vend te vihet ne binare kur dihet qe 30 vjet rrjesht vetem vidhet e korruptohet.Kaq eshte shqiperia!Ku jane te ndershmit?do te shikojme qe nga keta persona do lirohen cdo dite nje nga nje.Kjo eshte Praktika e hajduterise shqiptare!Ka nje unitet te jashtezakonshem ndermjet njerezve qe kane vjedhur dhe korruptuar!Keshtu qe te besosh qe ky vend behet tani eshte naivitet dhe injorance.

    Përgjigju
  • Wet: 28/02/2020 13:30

    Do dalë tamam burrë tani, me zë të trashë, me sapun firmato UET, me poture më të mëdhaja.

    Përgjigju
  • Kalimtari: 28/02/2020 13:14

    Po ai opinionisti gazetari shkrimtari Blendi Fevziu që thohet ka gisht në vrasjen e gjyqtarit Konomi në vlorë (bashkë me ilir metën dhe disa të tjerë që kishin interesa pronash thonë) kur do ja dëgjojmë krismën nga SPAK apo BKH.

    Përgjigju
    • qypi: 28/02/2020 16:51

      kjo e henri cilit eshte prove teknike para ksaj qe kerkon ti, duhet ti leme kohen e duhur

  • Mafia-Nafia: 28/02/2020 13:10

    E ka ndjer lageshtin me pare se po i dridheshin leqet dhe filloi te shiste pronat, godinen e UET dhe gazeten. E kane sinjalizuar si duket se cpo e priste dhe po i paraprinte me fshehje pronash tek miqte e vet.

    Përgjigju
  • Analisti: 28/02/2020 12:50

    Per cudi para disa ditesh shiti te gjitha aksionet ne universitetin e tij dhe te gjitha bizneset qe kishte.. ishte aq I deshperuar ti shiste saqe te bente te mendoje ku e kishte hallin per kete nxitim? 99% e ketyre personazheve publik mediatik qe kane 30 vjet qe nuk shkulen nga karriget e tyre jane shume me keqe se politikanet. Jane bashkepunus me organizata kriminale brenda dhe jashte vendit, kane vrare me urdher te tyre ortak biznesi e kane shkateruar jete kolegesh. Punojne te gjithe ne te zeze pa perjashtim dhe thjesht jane lavatrice parash. Edhe kane fyryre shajne Nexhmijen Hoxhen qe vdiq ne nje dhome pularie dhe femijeve nuk ju la nje qindarke!!!

    Përgjigju
  • Shqiptari: 28/02/2020 12:47

    “Ngrehuni dhe bjeruni, Korrini dhe shtypini, Katundar’ e punëtorë, Që nga Shkodra gjer në Vlorë

    Përgjigju
  • Shqiptar: 28/02/2020 12:20

    Aty qen me bisht. Do japesh llogari nje per nje. Henri Çili futyra e qelbur e sistemit te Ilir Floririt dhe Sali Killerit. Kam shprese per te ardhmen.

    Përgjigju
  • Diell: 28/02/2020 11:54

    Te negocioje per uljen e denimit nje vrasesi dhe per teper qe vrau nje polici?!?!? O Zot cfare mban kjo toke! Palaço!

    Përgjigju
  • Henri gangsteri: 28/02/2020 11:38

    Henri Cili edhe nje mafioz. UET e kishte si nje fasade per te mbuluar aktivitetet e pista. Kane 30 vjet qe vegjetojne dhe shkaterrojne vendin banditet.

    Përgjigju
  • Eri: 28/02/2020 11:12

    O gazetar po ca keni qe e ngatroni Dashon , ne radh te par Dasho si ka njerzit e vet jan nje mbiemer po skan te bej me njeri tjetrin e sjan ber kurr ne asnje koh me njeri tjetrin , jeni duke permendur emrin e nje njeriu te ndershem e te respektuar ne gjith shqiperin , qe nuk eshte ngatruar kurr ne asnje koh as me njerez me precedent e as me njerez qe i perkasin fushave te krimir po ka qen dhe eshte nje bizesmen i paster

    Përgjigju
  • Europiani: 28/02/2020 10:45

    Ky beri dhe ligjin per arsimin e larte sic e donte vet se ishte byth e breke me Ramen...cudi

    Përgjigju
  • Emi: 28/02/2020 10:45

    Ky ashte edhe analiste si ju jep men shqiptarve. Turp ku kena arrit si shtet me lloj lloj kriminelash.

    Përgjigju
    • Bujar: 28/02/2020 11:45

      Po' pse shteti ti ka fajet ty ore pall, kto jane kanceri i shqiperi se, kto me shkolle se ato me makinat te blinduara ka 4 klase shkolle kan, tregoja forcen o shteti, shkerdheja rob se è shkaterrun at vend te bukur,

  • Motra: 28/02/2020 10:32

    A mund te hetohet dhe Ardit Gjebrea se dyshohet se ka marre leke per intervisten qe i beri shikasit qe vrau te Aldden dhe mamane e saj me qellim nxjerrjen e kriminelit mga burgu! Keshtu i kane bere vilat keta plehra

    Përgjigju
    • @Motra: 28/02/2020 15:04

      Gjebrea eshte gjeneratori i pastrimit te parave te krimit ne shqiperi. Gjebrea, Mamaqi, Kallaku, Grabocka, Vejsiu dhe disa te tjere duhet te jene objekte te krimit ekonomik. Por shqipetaret duan te lozin telebingo, ky eshte problemi.

    • Ktu mrri: 28/02/2020 13:29

      Edhe ky ne ksoj ujrash te ndotur duket se noton

    • £€€€€€: 28/02/2020 12:38

      Ardit gjebrea eshte njeriu me i ndyre dhe kjo qe shkrun ti per intervisten qe i beri ne burg atit maskarai qe vrau dy femra eshte veprimi me i ndyr qe mund te arrij njeriu te bej .. ardit gjebrea duhet te arrestohet menjeher se eshte rrugac bandit dhe maskara..!

    • Njoni: 28/02/2020 12:27

      Shumë dakort me ty

  • Artur: 28/02/2020 10:22

    Qelbanik!

    Përgjigju
  • Faik: 28/02/2020 10:16

    SPAK dhe BKH kètu do tè duket se Çfarè INSTITUCIONI janè !!!!! Henri Çili èshtè BANDIT , KRRIMINEL dhe KRYEHAJDUT ORDINER qè ka PÈRVETÈSUAR PRONA SHTETÈRORE dhe PUBLIKE pèr 1 €URO tè Vetme !!!!!! UNIVERSITETI EUROPIAN i TIRANÈS , ishte PRONÈ SHTETÈRORE (ISH RROBAQEPSI e MINISTRISÉ sè MBROJTJES) , dhe ajo GODINÈ KUSHTON mbi 30 MILION €URO , dhe Sali Berisha bashkè me QEVERINÈ e PD KRRIMIT , ja dhanè Henri HAJDUT ÇILIT pér vetèm 1 €URO me VENDIM QEVERIE !!!!! Nè qoftèse NUK ju SEKUHESTROHET PRONA kètyre BANDITÈVE DOBIÇA , atèherè SPAK dhe BKH duhet té SHKRIHEN SOT , dhe nè BURG duhet tè Shkojnè PROKURORÉT dhe GJYKATÈSIT e SPAK dhe BKH !!!! Henri DOBIÇ ÇILI ka VJEDHUR dhe GRABITUR edhe TENDERA tè tjerè , PASURI TÉ PATUNDSHME dhe tè tjera tè MIRA MATERIALE nga PD KRRIMI dhe HAJDUTÉRIA , LSI GRABITJA dhe PLAÇKITJA dhe PS FUNDÈRRINA qè neve SHQIPTARÉT E NDERSHÈM kishim PRITSHMÈRI MAKSIMALE , por qé Edvin Rama na ZHGÈNJEU nè MAKSIMUM !!!! Té S H P R O N É S O H E T Henri (Naim) Çili SOT , JO NESÈR !!!! Nè BURG , BURG ,BURG HENRI ÇILI

    Përgjigju
  • Populli: 28/02/2020 10:11

    Po Artur Canit qe fyen dhe shpif pa kriter ,eshte bere multi miliarder a do ti dergoj plotesim formulari OFL dhe tja dergoj SPAKUT.

    Përgjigju
  • Cfare turpi: 28/02/2020 10:05

    Kte kurve pis kohet e fundit e thirrnin ne emisjone per te kritikuar Albin Kurtin,thoshte qe Albini eshte komunist kurse ky na ishte liberal hahahahaha cfare hajdutesh kane hecur perpara ne shqiperi

    Përgjigju
  • Loran shehu: 28/02/2020 10:03

    Ti rruni K... Dasho Alikos ju o gazetar monista , e publikoni komentin

    Përgjigju
  • Sulmi politik i motrave dhe grave tuaja: 28/02/2020 10:03

    Dilni e thoni sulm politik tani si cdo plehrë tjetër para jash...

    Përgjigju
  • shkumbini: 28/02/2020 10:03

    Sidomos pjeshkat duhet kufizuar ne perdorimin e tel duke i dhene makines, pasi jane befre te rrezikshme edhe ne reagimet

    Përgjigju
  • Jeff: 28/02/2020 09:58

    Tano Karidi i UET PASTE paste kemben e mbare ne cmontimin e ketij rrjeti mafioz qe ka shtrire tentakulat ne gjithe jeten e vendit ne mbeshtetje te krimit,hajduterise e paligjshmerise qe na ka marre frymen per 30 vjet e mbeshtetur politikisht.

    Përgjigju
  • Alban: 28/02/2020 09:50

    Hajt se del te Fevziu per dy dite per te denoncuar "diktaturen"

    Përgjigju
  • Qytetari: 28/02/2020 09:24

    Hajd se fut miq e del perseri... Keta vipsat duhet te kaloj e ne spak.. Jane bere miljardera me ej njerzit skane buk te hane

    Përgjigju
  • Erik: 28/02/2020 09:21

    Keta jane ata qe shesin moral çdo nate ne televizion dhe hedhin balte mbi te tjeret.

    Përgjigju
  • Populli: 28/02/2020 09:20

    Qeveria e kap lepurin me qerre!

    Përgjigju
  • LORA: 28/02/2020 09:16

    Lajm i mire.

    Përgjigju
  • trim tribuni i vegjelise, katundari HÇ: 28/02/2020 09:15

    E sakte fare qe nuk do asnje diskutim: Universiteti Europian i Tiranes -UET- eshte ngritur dhe mbahet me parate e Droges se Lazaratit te PD, ne kohen e Sali Berishes Kryeminister dhe i eshte dhene ne Administrim servilit Mediatik te familjes Berisha, Henri Çili. Jo rastesisht ky person me emeri Mediatik eshte caktuar nga Sali Berisha, ndermjetes ne radhet e Gjykatesve per te liruar Banden e Lazaratit del neper Telefonat e te Burgosurve, emri i Henri Çilit. Ai eshte njeriu i perzgjedhur nga Sali Berisha direkt, per kete pune.

    Përgjigju
    • sait: 28/02/2020 11:16

      po sait fishta deputet ne listat e ps i berishes ishte ?

    • Kot: 28/02/2020 10:37

      Po pse su mbyll UET kur u mbyllën të Universitet private, dhe të ma thojë dikush pse Çili shkoi në emër të Ramës me ble Kristalin

  • dyli: 28/02/2020 09:04

    UET MBAN ERA KANABIS, ATA E NDERTUAN.... KESHTU U BENE BIZNESMEN MILJONERE KETA PLERA TE SALIUT.. DROGE, DROGE, DROGE....

    Përgjigju
  • Albi: 28/02/2020 08:52

    Dasht zoti ka kemben e mbar per te tjeret maskarenj ,

    Përgjigju
  • Abetarja: 28/02/2020 08:42

    Mir e bon se njeri me legen se bon nona. Po ishalla e mbajn pak gjat nuk e leshojn pas 2 ditesh.

    Përgjigju
    • Ehhh: 28/02/2020 08:56

      Dhe dy dite mire eshte, tja ulin cik hunden. Se si shume pordhac duket. Na ben dhe filozof pale

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim