Betimi i Fredi Belerit, SPAK vendos të hënën, Çfarë parashikon ligji për lejet e veçanta të daljes nga burgu

24 Qershor 2023, 16:48

Kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri, kërkon leje për të dalë nga paraburgimi për ceremoninë e marrjes së detyrës në Këshillin Bashkiak të qytetit të martën e 27 qershorit në ora 11.00.

Ndryshe nga kryebashkiakët e tjerë të dalë nga zgjedhjet e 14 majit, të cilët po mandatohen në Këshillat Bashkiakë, Beleri ndodhet i arrestuar me akuzën për korrupsion zgjedhor.

“Report Tv” mëson se kërkesa për leje është dërguar mëngjesin e së premtes në 3 institucione të ndryshme, në Prokurorinë e Posaçme, Gjykatën e Posaçme dhe në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve.

Dokumenti i dorëzuar nga avokatët për leje të veçantë mësohet se ka mbërritur në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve, ndërsa institucioni përgjegjës për miratimin ose refuzimin e saj është prokuroria e Posaçme, SPAK.