Betohen 26 prokurorët e rinj, Kreu i KLP mesazh magjistratëve: Mos na zhgënjeni! Olsian Çela: Prokuroria në vështirësi nga vakancat

12 Korrik 2023, 16:10

Prokuroritë e qyteteve kryesore të vendit do të kenë 26 vende vakante më pak pas emërimit të magjistrarëve të rinj. Ata u betuan mbi Kushtetutë në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, ku Ministri i Drejtësisë apeloi që të bëjnë drejtësi edhe kur provat flasin për pafajësi.