Betohen oficerët e rinj të Policisë së Shtetit, Balla: Kush bëhet mburojë apo mbështetje e krimit, i ka ditët e orët të numëruara

13 Prill, 16:55

Ministri i Brendshëm Taulant Balla u ka uruar suksese 96 studentëve të diplomuar në programin “Bachelor” nga Fakulteti i Sigurisë dhe Hetimit, si dhe 31 ekspertëve të Policisë për funksione të veçanta, gjatë një ceremonie të zhvilluar në Akademinë e Sigurisë. Në të morën pjesë edhe deputetë të Komisionit të Sigurisë, Drejtori i Përgjithshëm  i DPPSH, pedagogë, përfaqësues të misioneve të asistencës së vendeve partnere, familjarë të studentëve e të ftuar të tjerë