Betonieria i mori jetën punëtorit, gjykata liron përgjegjësin teknik dhe manovratorin e vinçit

7 Janar 2020, 13:29

KORCË- Gjykata e Korçës lë të lirë përgjegjësin teknik Flamur Pallan dhe manovratorin e vinçit Aurel Zyma të cilët u arrestuan pak ditë më parë pas aksidentit gjatë punës për ndërtimin e një godine ku humbi jetën një punëtor Elvis Josifi, 36 vjeçar dhe u plagos shoku i tij punëtor. Prokuroria ka kërkuar për Flamur Palla dhe Aurel Zyma masën e sigurisë detyrim paraqitje, kërkesë që është pranuar nga gjykata.

Policia arrestoi Pallan dhe Zymën 3 ditë më parë pasi akuzoheshin se gjatë procesit të hedhjes së betonit në objekt u dëmtua një segment metalik i presës së betonieres, i cili u këput dhe goditi në kokë duke i shkaktuar vdekjen Elvis Josifit 36 vjeç, si dhe plagosi jashtë rrezikut 59 vjeçarin P.F. të dy banues në Korçë. Report Tv solli pamjet ekskluzive nga Korça, nga kantieri ku ndërroi jetë i riu. Ndërkohë puna në pallat që nga dita e aksidentit është ndërprerë.