KORCË- Këputja e presës së betonieres i ka marrë jetën një të riu 35-vjeç që ishte duke punuar në një objekt 4-katësh në lagjen e Pazarit. Viktima është Elvis Josifi, ndërsa ngjarja ndodhi rreth orës 12:15 të ditës së sotme. Në momentin që punëtorët po hidhnin betonin për ndërtimin e godinës, presa e betonieres u këput duke i rënë.

Pavarësisht ndërhyrjes me shpejtësi të punëtorëve të tjerë, por edhe babait dhe vëllait të tij me të cilët punonte në kantierin e firmës "Konstruksion 93", Elvis Josifi nuk mundi që të mbijetonte pasi goditja ishte fatale duke i marrë jetën në vend. Nga ngjarja mbeti i plagosur edhe një tjetër punëtor, që u dërgua në spital për ndihmë, jashtë rrezikut për jetën.

Report Tv solli pamjet ekskluzive nga Korça, nga kantieri ku ndërroi jetë i riu. Në vendin e ngjarjes mbërritën me shpejtësi edhe familjarët e tjerë të 35-vjeçarit në gjendje të rënduar psikologjike, ashtu sikur shokët e tij që nuk i mbajtën lot për humbjen e të riut. Në një moment disa prej punëtorëve të firmës nuk lejuan gazetaren e Report Tv, Gladiola Hoxha që të filmonte. Pas ngjarjes së rëndë vinçieri së bashku me punëtorët dhe pjesën tjetër të stafit janë shoqëruar në komisariat për të marrë dëshmitë e tyre ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve te aksidentit tragjik.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:41
Shoqërohen në komisariat të gjithë punëtorët e kantierit për të dëshmuar për ngjarjen e rëndë

1578059383_kantier.jpg

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në një kantier ndëritimi në zonën e pazarit të ri në Korcë me pasojë vdekjen e një të riu dhe një të plagosur, i gjithë stafi është shoqëruar në polici.

Ata do të japin dëshminë e tyre për të gjithë ngajrjen ku ishin edhe prezent.

Vincieri, punëtorët dhe i gjthë stafi do ndihmojnë policnë me detajet për të gjetur shkakun e incidentit në vendin e punës.

Ndërkohë policia po punon për të zbardhur ngjarjen.

Ora 14:03
As vargu i hudhrës për syrin e keq se ndaloi dot fatkeqësinë në pallatin që po ndërtohej (FOTO)

1578057257_hudhra.jpg

Në kantierin ku ndodhi ngjarja e rëndë me pasojë një të vdekur dhe një të plagosur është parë edhe një varg hudhre, që simbolizon mbrojtjen nga syri i keq.

Por as vargu i hudhrës për syrin e keq se ndaloi dot fatkeqësinë në pallatin që po ndërtohej, ku një 35-vjeçar ndërroei jetë dhe një tjetër u plagos.

Deri tani janë ngritur 4 kate dhe incidenti i rëndë në vendin e punës solli marrjen e jetës së një të riu.

Sipas burimeve, shkak mund të jenë kushtet e këqija të punës dhe vjetërsia e mjeteve të tyre.

Ora 13:59
Këputja e presës së betonieres në Korçë, dërgohet në spital i plagosur një tjetër punëtor, jashtë rrezikut për jetën

1578056368_b4d484b6cf6747c992fffb739fbf467f.jpg

Nga ngjarja në Korçë ka mbetur i plagosur edhe një tjetër punëtor që është dërguar në spital për ndihmë. Sipas burimeve ai gjendet jashtë rrezikut për jetën.

Ora 13:56
Shoku i viktimës në gjendje të rënduar emocionale, nuk qëndron dot në këmbë (VIDEO)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme, ku një punëtor 35-vjeçar ka ndërruar jetë gjatë orarit të punës në hyrje të pazarit të Korçës, pasi pompa e betonieres i ra mbi kokë në pallatin 4-katësh.

Përmes pamjeve të marra nga gazetarja në terren, njëri nga shokët e viktimës e ka përjetuar shumë keq ngjarjen saqë janë dashur të tjerë që ta mbanin.

Ai mezor ka qëndruar në këmbë nga gjendja e rënduar psikologjike dhe emocionale.

Kolegu i tij  punës duhet ta ketë parë ngjarjen e rëndë me sytë e tij.

Ora 13:52
Këputja e presës së betonieres në Korçë, dëshmitari: Mund të kishte pasur më shumë viktima

Një dëshmitar që ndodhej në vendin e ngjarjes, Muharrem Hysolli u shpreh se nga këputja e presës së betonit mund të kishte pasur më shumë viktima, por fatmirësisht u shmang tragjedia. "Ngjarja mund të ishte më e rëndë se ishin të gjithë punëtorët larg. Mund të kishte më shumë viktima. Unë e pashë, gjithë ajo gjatësi e madhe, mori vetëm atë djalë. U këput dhe ra vinçi. U ngjitëm të gjithë lart për t'i dhënë ndihmën e parë" tha ai. Viktima punonte bashke me babain dhe vëllanë.

Ora 13:48
Korçë/ Momenti i nxjerrjes së trupit të 35-vjeçarit dhe vajtimit të famijarëve

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesitën e sotme, ku një punëtor 35-vjeçar ka ndërruar jetë gjatë orarit të punës në hyrje të pazarit të Korçës, pasi pompa e betonieres i ra mbi kokë në pallatin 4-katësh.

Aksidenti ka ndodhur para pak disa minutash në hyrje të pazarit në një godinë që po ndërtohet, ku edhe viktima punonte.

Në videon e mëposhtme është momenti i nxjerrjes së trupit nga kantieri i ndërtimit dhe vajtimit të familjarëve.

Ora 13:37
Korçë/Foto nga kantieri ku humbi jetën punëtori

1578056368_b4d484b6cf6747c992fffb739fbf467f.jpg

Në kantierin e ndërtimit ku po punonte 35-vjeçari, po ngrihej pallati 4-katësh në lagjen e Pazarit në Korçë.

Viktima është Elvis Josifi, ndërsa ngjarja ndodhi rreth orës 12:15 të ditës së sotme.

Në momentin që punëtorët po hidhnin betonin për ndërtimin e godinës, presa e betonieres u këput duke i rënë në kokë atij.

Shkaqet e ngjarjes së rëndë mund të jenë kushtet e papërshtatshme të punës dhe përdorimi i makinerive të vjetra.

Sipas burimeve firma përgjegjëse është "Firma Konstruksion 93".

Ora 13:30
Korçë/ Presa e betonieres i bie mbi kokë, e afërmja e viktimës mëson lajmin e rëndë, nuk i mban dot lotët

 

Përmes pamjeve të marra nga gazetarja në terren, një familjare e viktimës e ka marrë vesh lajmin e rëndë dhe është shoqëruar në vendin ku ai ndërroi jetë.

Vajza e re duke qarë është futur në kantirin e ndërtimit për të parë trupin e pajetë të personit të saj të afërt.