Bido i kthehet Tabakut: Hymë bashkë në Kuvend, s’thirri askush 'parlament i krimit’! Deputetja: Dil e provoje!

23 Korrik, 12:31 | Përditesimi: 23 Korrik, 12:31

Mes përplasjeve të deputetëve të mazhorancës dhe opozitës në Kuvend, u regjistrua një midis Ardit Bidos dhe Jorida Tabakut. Duke iu referuar një fraze të Tabakut, Bido tha se e vërteta qëndron ndryshe pasi të dy deputetët hynë bashkë në Kuvend dhe s’pati asnjë thirrje “parlament i krimit” siç pretendon demokratja.

E.H/Shqiptarja.com