Bido: Mandarinat e Konispolit nuk janë me pesticide, sulm i orkestruar mediatik! Të gjitha familjet e prekura nga përmbytjet, do të dëmshpërblehen

2 Dhjetor 2025, 18:51 | Përditesimi: 2 Dhjetor 2025, 18:51

Deputeti i Partisë Socialiste, Ardit Bido është shprehur se lajmet që flasin për mandarinat e prodhuara në Konispol si të konaminuara nga pesticide, nuk janë asgjë tjetër veçse një sulm i organizuar mediatik. Bido thotë se ky sulm është i orkestruar nga ata grosistë të cilët kanë për qëllim futjen në Shqipëri të mandarinave të importuara nga jashtë.

I.M/Shqiptarja.com