Bie inflacioni në 2.1%, niveli më i ulët nga 2021, por ushqimet vetëm shtrenjtohen

8 Maj, 16:20

Inflacioni në muajin prill ka rënë në 2.1% që është niveli më i ulët prej vitin 2021, por nuk ka të ndalur shtrenjtimi i ushqimeve. Sipas të dhënave të INSTAT, në muajin e kaluar çmimet e ushqimeve kanë ndikuar me 0.52% në rritjen e inflacionit, ndërkohë që janë shtrenjtuar edhe qiratë.