Bie Kamza, Superliga në kaos?

8 Mars 2019, 18:38

Përjashtimi i Kamzës nga Kategoria Superiore pas dhunës në ndeshjen me Laçin ka futur në kaos Superioren, ndërsa vendimi i arbirave për të bojkotuar garën bëri lëmsh të gjithë futbollin shqiptar. Për të diskutuar mbi problemet e futbollit shqiptar të ftuar në emisionin Repolitix mbrëmjen e stome ishin Eduard Prodani, ish-sekretar i Përgjithshëm i FSHF, Albert Karriqi specialist futbolli, Artan Hoxha gazetar i Report Tv dhe Florin Biba menaxher futbolli. Për Prodanin problemi zgjidhet me largimin e lidershipit të Federatës Shqiptare të Futbollit.

"Duhet të largohet lidershipi i federatës" tha ai. I të njëjtit mendim ishte dhe  Albert Karriqi. "Armando Duka duhet të largohet. Ai ka më shumë se dy mandate dhe duhet të largohet". Gazetari Artan Hoxha tha se FSHF-ja nxori arbitrat për të bojkotuar garën duke i përdorur si levë në përplasjen me qeverinë për rikthimin e policisë në stadiume. Ndërsa menaxheri Florin Biba tregoi dramën që po përjetojnë lojtarët tashmë që ekipi u përjashtua