Bie me 6 m niveli i ujit në Fierzë, shkak thatësira! Po prodhon 460 megavat orë energji në ditë

22 Korrik 2021, 20:41

Temperaturat e larta dhe thatësira në këto muaji të nxehtë po ulin prurjen ditore në liqenin e Kukësit. Sipas të dhënave ato nuk i kalojnë 170 metër kub ujë në sekondë, ndërkohë që niveli i ujit ka zbritur me 6 metër mbi nivelin e detit krahasuar me dy javë më parë

Prurjet në liqenin e Kukësit nuk i kalojnë 170 metër kub ujë në sekonde, ndërsa reshjet e shiut, të shoqëruara me rrebeshe e që përmbyten edhe rrugët në qytet, nuk ndikuan aspak, për shkak se nuk prekën zonat ku shtrihen lumenjtë kryesor, Drin i Bardhe dhe Drin i zi, që janë furnizuesit me te mëdhenj te Liqenit.