Bie në rrjetë / Lirohet breshka e rrallë brigjeve të Jonit nga peshkatarët

4 Shkurt 2022, 07:55

Mëngjesin e të enjtes në rrjetat e peshkatarëve në Vlorë ka rënë një tjetër breshkë e llojit kareta-kareta. Burime për abcnews.al bëjnë me dije se breshka me peshë 50 kg pasi është pastruar është rikthyer sërish në det. Breshka është kapur në afërsi të Sazanit rreth dy milje larg nga ishulli. Kjo është një specie e rrallë që duket se në ujëra tona vitet e fundit është shtuar.

    No videos found.