Bie numri i lindjeve në qytetin e Fierit, mjeku gjinekolog: Gratë po lindin me operacion, shkojnë në Tiranë

28 Korrik 2021, 14:45

Qyteti i Fierit ka shënuar një rënie të lindshmërisë për 2021, ku vetëm në6 muajt e parë të vitit, kanë ardhur në jetë 574 foshnja duke regjistruar në statistika19 lindje më pak se një vit më parë. Mjeku gjinekolog Besnik Brahimaj në maternitetin e Fierit, shpjegon se disa nga arsyet janë faktorët e ndryshëm social-ekonomik si dhe planifikimi familjar.