Bien në 4.7% kreditë me probleme, niveli më i ulët prej 2008-ës! Banka e Shqipërisë: Në fund të 2023-shit, kredia e keqe ishte 35.2 mld lekë

9 Shkurt, 14:36

Edhe pse norma bazë e interesit është rritur disa herë në vitet e fundit, duke shkaktuar shtrenjtim të kredive për qytetarët e bizneset, Banka e Shqipërisë raporton se kreditë me probleme përgjatë 2023 kanë zbritur në nivelin më të ulët historik.