Bilali kritika Enio Jaços: S'je objektiv në qëndrim, s'ka kompani amerikane që janë penguar të investojnë nga klima e biznesit në Shqipëri

29 Korrik 2023, 13:19

Ministrja Edona Bilali ka kundërshtuar drejtuesin e Dhomës Amerikane të Tregtisë, Enio Jaço, pasi ky i fundit ka deklaruar se klima e biznesit në vendin tonë është jo miqësore. Ministrja ngre një pyetje për Jaçon se si e shpjegon faktin se amerikanët investuan 3 herë më shumë në Shqipëri për 4 vitet e fundit.