Bilanci i zjarreve në Lezhë, gjatë verës u shkrumbuan 150 hektarë pyje! Dëmet më të mëdha në Laç

6 Shtator 2023, 09:42 | Përditesimi i fundit: 2023-09-06 11:33:39

Rreth 150 hektarë pyje janë shkrumbuar nga flakët e zjarrit gjatë këtij sezoni veror në Qarkun e Lezhës. Të dhënat janë bërë publike nga Mbrojtja Civile në prefekturën e Lezhës, ndërsa problematika më e madhe ka qenë në kurorën e gjelbër mbi qytetin e Laçit.