Bindja Demokratike, i ftuar Astrit Patozi - Pjesa e dytë

4 Qershor 2019, 15:31 | Përditesimi i fundit: 2019-06-04 15:31:45

Në studion e Repolitix me gazetarin Denis Minga kryetari i Bindjes Demokratike Astrit Patozi deklaroi se zgjedhjet nuk mund të shtyhen vetëm se do një parti politike por shprehu gatishmërinë e partisë së tij për të marrë pjesë në zgjedhje, kurdo që do mbahen. Ai tha se nuk mund të shkohet në përplasje civile vetëm për karriget e dy-tre personave.

Ai gjithashtu deklaroi se vendet në komisionet e PD dhe LSI duhet t'i kalojnë Bindjes Demokratike që vendet në KQZ pozitë-opozitë të jenë në balancë.

Patozi foli edhe për strategjinë që do ndjekë partia e tij për zgjedhjet lokale të 30 qershorit ndërsa deklaroi se Bindja Demokratike do takohet me zgjedhësit dhe nuk do t'i ftojë në mitingje për t'i poshtëruar ashtu siç bën Rilindja.