Bizneset e dëmtuara nga protesta, Ibrahimaj shkon te Zogu i Zi: Nuk janë studentë ata që duan të shkatërrojnë qytetin! Thirrje për dokumentimin e dëmeve

15 Tetor, 17:32 | Përditesimi: 15 Tetor, 17:32

Ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, ka shkuar te Zogu i Zi në Tiranë për të parë nga afër dëmet e shkaktuara ndaj bizneseve gjatë protestës. Ajo ka kundërshtuar pretendimet se pas akteve të dhunës qëndrojnë studentët dhe u ka bërë thirrje bizneseve të dokumentojnë dëmet e pësuara.  Ajo tha se pas shkatërrimeve qëndrojnë të njëjtët aktorë që, sipas saj, kanë dëmtuar vendin edhe më parë, këtë herë me ndihmë të huaj.

E.H/Shqiptarja.com