Bizneset në Shëngjin nuk deklarojnë të ardhurat Ibrahimaj: Gjatë muajit nuk kanë prerë asnjë kupon

5 Qershor 2021, 07:36

Nga Lezha, ku duket se informaliteti ndër biznese është i lartë, drejtoresha e tatimeve Delina Ibrahimaj tha se operatorët turistik do të përballen me gjoba nëse nuk deklarojnë të ardhurat. Në Shëngjin, tha ajo gjatë muajit maj bizneset nuk kanë prerë asnjë kupon tatimor. Pavarësisht se Shëngjini kishte fundjaven e kaluar vizitorë të shumtë, pjesa më e madhe e bizneseve, rezultojnë se nuk kanë prerë asnjë kupon tatimor. Kjo shkelje ka vijuar përgjatë gjithë muajit maj, ndërsa bizneset kanë shmangie edhe deklarimet mbi numrin e punonjësve. Problematika u bë e ditur nga Drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve, Delina Ibrahimaj, gjatë një takimi me bizneset që operojnë në sektorin e turizmit në Shëngjin. Në qarkun e Lezhës operojnë 334 biznese në fushën e turizmit, nga të cilët vetëm 57 janë tatim pagues të TVSH, pjesa tjetër kanë përfituar nga rritja e pragut të TVSH-së, pasi janë biznese të vogla.