Bizneset po marrin borxh tek të huajt e familjarët! Banka e Shqipërisë: Normat e larta të interesit po ulin kërkesën për kredi

13 Tetor 2023, 15:22

Për shkak të normave të larta të interesit, bizneset po ulin kërkesën për kredi nëpër banka, dhe për të mbuluar nevojat po marrin borxh tek shtetas të huaj dhe tek familjarët. Banka e Shqipërisë thotë se, bankat janë burimi i katërt i financimit të bizneseve.