Bizneset presin rritje të fortë çmimesh deri në shkurt, inflacioni do të jetë rreth 5.7%! Shtrenjtimi më i madh tek produktet industriale

3 Dhjetor 2023, 20:41

Një valë e dytë e shtrenjtimit të çmimeve mund të ndodh deri në muajin shkurt. Ky është perceptimi i bizneseve në vend, të cilat pohojnë se çmimet do të rriten, e kryesisht ato të produkteve industriale dhe të apartamenteve. Sektorët e ekonomisë janë pesimist edhe për inflacionin, i cili sipas tyre do të qëndrojë mbi 5.7%