'Biznesi i madh i pambrojtur nga shtrenjtimi i energjisë elektrike', Shoqata e Prodhuesve: Fatura do të rrisë çmimet e produkteve që prodhojmë

12 Tetor 2021, 12:26

Bizneset e mëdha prodhuese, nuk mund ta përballojnë të vetme rritjen e mundshme të çmimit të energjisë elektrike si pasojë e krizës globale. Shoqata e Prodhuesve thotë se ata janë të pambrojtur nga goditjet, ndërsa ka nisur të rritet çmimi i energjisë për bizneset që blejnë në tregun e lirë.

“Që përpara se kryeministri të dilte në deklaratë ne ishim njoftuar nga furnizuesit që do të kishte një luhatje shume të madhe të çmimit të energjisë elektrike në ditët në vijim. Bizneset e mëdha prodhuese, nuk mund ta përballojnë të vetme rritjen e mundshme të çmimit të energjisë elektrike. Ne tashmë jemi ne fazën që çmimi i energjisë elektrike për bizneset e mëdha është rritur dhe jemi të pambrojtur nga këto luhatje të tregut qoftë ndërkombëtar por edhe vendas”, shprehet Arben Shkodra sekretar i shoqatës së prodhuesve.