Blair: Shumë gjëra pozitive po ndodhin në Kosovë, janë mësim për tërë botën

10 Qershor, 10:49 | Përditesimi i fundit: 2024-06-10 17:18:09

Ish-kryeministri i Britanisë së Madhe, Tony Blair, ka thënë se në Kosovë janë duke ndodhur shumë gjëra pozitive, të cilat siç ka thënë, janë mësim për tërë botën.

Në një konferencë për media të hënën bashkë me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, Blair ka deklaruar se mezi pret që të vijë dita kur Kosova të zë vendin në familjen e Kombeve të Bashkuara.