Bllokimi i IPARD, zyra e BE kundër mashtrimeve del me raport! OLAF: Të bllokohen 112 mln €! I kemi dërguar materialet për hetime të mëtejshme

21 Qershor, 19:56

33 milionë euro kanë qenë fondet e Bashkimit Evropian të parashikuara si ndihmë të bujqësisë shqiptare që janë keqpërdorur. Shifra është zbuluar nga Zyra e Bashkimit Evropian kundër Mashtrimeve, OLAF, që gjithashtu ka rekomanduar bllokimin e paketës së radhës 112 milionë euro për sa kohë nuk ka janë marrë masa për të garantuar mbrojtjen e interesave financiare të BE-së.