Bllokimi i transfertës 400 mijë $ drejt vëllait në Australi, reagon biznesmeni Gavoçi: Ja e vërteta ime

30 Maj 2020, 18:07

TIRANE-Biznesmeni i ndërtimit Aleksandër Gavoçi ka reaguar dy ditë pas sekuestrimit të 400 mijë dollarëve, që sipas policisë do t'i transferonte te vëllai, Ilir Gavoçi në Australi, por nuk i kishte të justifikuara me dokumente duke nisur hetimet për pastrim parash. Ilir Gavoçi, që do të priste shumën e madhe është një personazh mes fushës së biznesit dhe krimit në Shqipëri, pasi ka pasur disa herë probleme me drejtësisë shqiptare. Dënimi i fundit i tij është dhënë në fillim të muajit Shkurt 2007, ku gjyqtari Kreshnik Omari e ka pasur në bankën e personave të pandehur për akuzën e “Vrasjes në rrethana cilësuese” në dëm të 4 personave, por e shpëtoi nga burgu përjetë. Ndërkohë që biznesmeni i ndërtimit Aleksandër Gavoçi jep versionin e tij lidhur me atë që ka ndodhur.

Reagimi i plotë i biznesmenit Aleksandër Gavoçi
Sipas një njoftimi të Policisë së Shtetit është informuar lidhur me sekuestrimin e një shume monetare në një llogari bankare të shtetasit Aleksandër Gavoçi. Sipas policisë në këtë rast ka dyshime për pastrime të produktit të veprës dhe gjithashtu në këtë rast qëllimi ka qenë transferimi i këtyre fondeve jashtë Republikës së Shqipërsië, konkretisht në Australi. Këtij informacioni mediat i kanë shtuar edhe shumë informacione të tjera krejtësisht abuzive dhe tërësisht të pavërteta.