Një biznesmeni në Tiranë i janë sekuestruar 400 mijë dollarë. Në momentin që biznesmeni i ndërtimit Aleksandër Gavoçi, ortak i kompanisë Shkodra Beton po e derdhte shumën në një prej bankave të nivelit të dytë me qëllim transferimin në llogari të vëllait në Australi organet ligjzbatuese janë vendosur në lëvizje Sektori i Krimit Ekonomik në Policinë e Tiranës në bashkëpunim me Prokurorinë duke bllokuar shumën, pasi nuk justifikohej origjina.

Biznesmeni po hetohet në gjendje të lirë për “pastrim parash ose të veprimtarisë kriminale” dhe “Ushtrim pa licencë i veprimtarisë financiare”. Përpara grupit hetimor biznesmeni ka theksuar se paratë janë të ligjshme ndërsa tashmë do duhet ta vërtetojë me dokumentacion.

Transaksioni i biznesmenit Gavoçi do të kryhej në një bankë të nivelit të dytë me qëllim dërgimin e shumës prej 400.000 dollarë drejt vëllait të tij Ilir Gavoçi që jeton në Australi. Vetë Gavoçi është përfshirë në një episod në mars të 2019 ku për një pronë perballe shkollën 'Petro Nini' u konfliktua me dy familje që kishin pretendime për truallin. Në atë kohë konflikti u zgjidh me konsensus mes biznesmenit dhe dy familjeve.

Ndërkohë Ilir Gavoçi i cili do të ishte dhe pritësi i 400.000 dollarëve rezulton të jetë i dënuar me 5 vite nga gjykata për vrasje në kushtet e vetëmbrojtjes së nevojshme për ngjarjen e vitit 2005 të regjistruar në tavernën e tij “Olalba” pranë gardës së Republikës në kryeqytet ku mbetën të vrarë 4 persona.

Këtë dënim ai nuk e kreu pasi ai nuk u arrestua asnjëherë ndërsa më pas mori pafajësinë në gjykatë. Gjithashtu ai është akuzuar në Berat për grabitje me armë ku gjithashtu është shpallur i pafajshëm. Sa i përket ngjarjes së sotme tashmë ndaj Aleksandër Gavoçit prokuroria ka nisur hetimin pasuror pasi dyshohet për pastrim parash dhe dhe ushtrim pa licencë e veprimtarisë financiare.

Gavoci  është Anëtar i Këshillit Mbikqyrjes në ‘Vega sha’, ortak në kompaninë ‘CLEANLINESS’, aksioner i ‘Shkodra Inert’, administrator i Kompanisë së ndërtimit ‘S.A.R’, administrator i kompanisë ‘Shkodra Beton’ dhe administrator i kompanisë ‘VEGA’.

Aleksander Gavroçi