Bllokimi i varkave në Lumin e Shalës e në Liqenin e Komanit, policia: Janë konstatuar 46 mjete të kundraligjshme! Operacioni për sigurinë e pushuesve

13 Korrik 2023, 18:10

Policia ka reaguar në lidhje me bllokimin e varkave në Lumin e Shlës dhe në Liqenin e Komanit. Sipas policisë operacioni po zhvillohe për sigurinë e jetës së turistëve dhe vizitorëve dhe jo penalizimi i operatorëve ekonomikë që e ofrojnë shërbimin e lundrimit konform ligjeve dhe duke përmbushur plotësisht standardet e sigurisë. Po ashtu policia thotë janë konstatura 46 mjete te cilat ishin në shkelje të ligjit dhe cenonin sigurinë e pushuesve.