Bllokohen 40 mjete lundruese nga Ksamili në Velipojë, Policia bën bilancin javor: 100 mijë lekë gjobë 13 prej drejtuesve, rrezikuan jetën e pushuesve

21 Korrik, 13:14

Gjatë javës që lamë pas, në kuadër të operacionit “siguria detare”, policia ka bllokuar 40 mjete ujore nga Ksamili në Velipojë, përkatësisht 30 jet ski, 5 skafë dhe 5 gomone.