Bllokuan seancën plenare e Komisionin e 'Zgjedhores', PS kërkon përjashtimin e Bardhit, Nokës e 2 të tjerëve

7 Shkurt, 12:50 | Përditesimi i fundit: 2024-02-07 16:40:39

Pas bllokimit të seancës plenare të së hënës dhe punimeve të Komisionit të Reformës Zgjedhore, PS kërkon përjashtimin e katër deputetëve, mes tyre edhe Gazment Bardhit dhe Flamur Nokës. Në seancën e nesërme do të mungojnë 19 deputetët e tjerë të përjashtuar më 29 janar.