Blushi sulmon Ramën në Kuvend: Po e përdor drejtësinë si kamzhik për të goditur kundërshtarët

4 Maj, 19:36 | Përditesimi: 4 Maj, 19:36

Pasi shprehu me një fjali ngushëllimet e tij për tragjedinë në Durrës, Tedi Blushi nga Partia e Lirisë shfrytëzoi kohën e tij në foltoren e kuvendit, për të sulmuar kryeministrin Edi Rama duke e akuzuar se po e çon vendin drejt një regjimi autoritar që përdor drejtësinë për goditjen e kundërshtarëve politikë. Në apelin e tij, Blushi i bëri thirrje Ministrit të Drejtësisë të respektojë  rekomandimin e Avokatit të Popullit për kushtet skandaloze, sipas tij, në burg të Ilir Metës. 

 

A.M/Shqiptarja.com