Boçi në Report Tv: Një shkollë e bërë nga fondet e BE kushton më lirë se ato nga Bashkia e Tiranës, po shqyrtojmë të kërkojmë komision hetimor për rindërtimin

14 Tetor 2021, 18:51 | Përditesimi: 14 Tetor 2021, 18:51

TIRANË- Duket se Partia Demokratike, nuk do të ndalet vetëm me kërkesën për të ngritur Komisione për 25 prillin, inceneratorët dhe ‘Becchetti’, por do kërkojë hetime edhe për rindërtimin. Deputeti demokrat, Luçiano Boçi në studion e Report Tv tha se rindërtimi nuk duhet të jetë një punë për të cilin qeveria duhet të mburret pasi ka afera korruptive. Kjo sepse sipas tij, një shkollë e rindërtuar nga BE kushton shumë herë më pak se një shkollë e ndërtuar nga Bashkia e Tiranës.

 

KT/Shqiptarja.com