Bodo jep LAJMIN e madh për diasporën: Hera e parë që merr pjesë në Këshillin Rinor

5 Dhjetor, 19:19 | Përditesimi: 5 Dhjetor, 19:19

Sara Bodo, Drejtoreshë e Agjencisë së Rinisë, foli për 8 dhjetorin (Ditën e Rinisë) duke prezantuar itinerarin e aktiviteteve që po zhvillohen në të gjithë vendin. Ajo theksoi nismat për fuqizimin e punonjësve rinorë dhe planet e reja që synojnë rritjen e kapaciteteve të të rinjve. Bodo dha gjithashtu lajmin e rëndësishëm se diaspora po merr pjesë për herë të parë në Këshillin Rinor, duke bërë thirrje për më shumë angazhim e bashkëpunim mes të rinjve brenda dhe jashtë vendit.

I.M/Shqiptarja.com