Bogova, fshati piktoresk i Skraparit, atraksion për vendasit e të huajt por me rrugë të amortizuar

6 Korrik, 16:23

Bogova është një ndër fshatrat më të bukur në Skrapar, që njihet për ujëvarën me të njëjtin emër. Edhe pse janë hapur bujtina e restorante, zhvillimin e turizmit e pengon infrastruktura. Sidomos rruga nacionale Berat-Skrapar, e cila është tejet e amortizuar.