Bojkoti kundër rregullores së re të GJKKO, shtyhet seanca për Veliajn! Nuk gjobiten avokatët, Veliaj kërkon të mbrohet vetëm nga Ndreca

27 Tetor, 13:22 | Përditesimi: 27 Tetor, 13:22

Gjykata e Posaçme vendosi të shtyjë për më 3 nëntor procesin ndaj kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, për shkak të mungesës së avokatëve. Megjithatë këtë herë trupa gjykuese nuk aplikoi gjoba për avokatët, duke e arsyetuar me faktin se është vënë në dijeni të një padie në Apelin Administrativ nga Shoqata e Avokatëve Anti-korrupsion për shfuqizimin e vendimit të DHKA-së për bojkot. Kjo padi shqyrtohet nesër në Administrative.

E.H/Shqiptarja.com