Bollino: TV Amerikane ndërpresin 'live' fjalimin e Trump sepse po gënjente, një shembull edhe për politikanët shqiptarë

6 Nëntor 2020, 16:56

TIRANËNdërprerja e fjalimit të Donald Trump nga disa media amerikane se po shpifte, botuesi i Shqiptarja.com, Carlo Bollino shprehet se duhet marrë shembull edhe nga politikanët shqiptarë.

Në një reagim, Bollino shkruan kjo duhet të jetë si një mesazh për ata politikanë që e mendojnë si të detyrë që televizionet të transmetojnë deklaratat e tyre, edhe pse thonë shpifje dhe akuza të pabaza.

Mediat e mëdha amerikane, duke ndërprerë mbrëmë transmetimin e deklaratave të Trump pasi i konsideruan “jo të vërteta” na kujtuan detyrën e profesionit tonë. Nuk jemi mbajtës mikrofonash të politikanëve dhe të shpifjeve të tyre dhe kur akuzojnë pa prova, nuk jemi të detyruar t’i transmetojmë. Një shembull i dobishëm për ata politikanë shqiptarë që konsiderojnë si një detyrë të televizioneve të transmetojnë të gjithë deklaratat e tyre, përfshi dhe shpifjet pa prova, sepse përdorim frekuenca publike. Siç shihet, realiteti edhe këtë herë, është ndryshe nga bindjet e tyre", shkruan Bollino.