Rezultatet e zgjedhjeve në SHBA/ Biden merr kryesimin në Pennsylvani, Georgia rinumëron votat! Beteja për Nevadën dhe Arizonë

Presidenti Donald Trump të enjten vuri në pikëpyetje të gjithë zgjedhjet presidenciale, duke pretenduar se ishin manipuluar kundër tij nga fillimi në fund nga një komplot i gjerë, gjatë një deklaratë të jashtëzakonshme të Shtëpinë e Bardhë të cilën të paktën shtatë rrjete televizive e ndërprenë.

Tashmë 48 orë pas mbylljes së votimeve, Shtetet e Bashkuara ende nuk e dinë emrin e presidentit të tyre të ardhshëm. Rezultatet e momentit, kandidatin demokrat Joe Biden e nxjerrin përpara presidentit aktual, Donald Trump: sipas vlerësimit të Associated Press Biden ka shënuar 264 vota elektorale, kundër 214 nga Trump. Biden ka kaluar më shumë në avantazh pasi ka marrë kryesimin në Georgia. 

Sipas rrjeteve dhe mediave të tjera të mëdha amerikane, numri i votave është pak më i ulët për Biden: 253 në 214. Arsyeja lidhet me shtetin e Arizonës. Edhe duke marrë parasysh këtë llogari më konservatore, Biden është padyshim më afër fitores së Trump, pasi të parit i mungojnë 17 vota elektorale kurse të dytit 56, për të arritur në kuotën vendimtare që është 270 vota elektorale.

Por me cilat kombinime do të fitojë Biden? Po Trump?
Biden mund të fitojë me 27 kombinime të ndryshme të shteteve: nga më të thjeshtat (fitorja vetëm në Pensilvani, e cila vlen 20 vota elektorale) te ato më të "kufizuarat" (me një humbje në Pensilvani, Xhorxhia, Karolinë të Veriut dhe fitore në Arizona dhe Nevada.

Trump ka vetëm 4 kombinime ende të hapura për të qëndruar në Shtëpinë e Bardhë. New York Times, përgjegjëse për këtë llogaritje, gjithashtu vëren se ekziston mundësia e një barazimi. Kjo ndodh nëse Trump fiton në Pensilvani, Karolinën e Veriut, Arizona dhe Nevada dhe Biden në Gjeorgji, të dy do të kishin 269 vota elektorale (dhe ky nuk është një skenar i pamundur, sipas shpjegimit do ta kuptojmë përse).

Rezultatet në Nevada;

Biden është përpara me rreth 11,000 vota; 89% të votave u numëruan.

Rreth 190,000 fletëvotime ende nuk janë numëruar: 90 përqind e atyre fletëve të votimit vijnë nga Qarku Clark, ku Biden ka avantazh (dhe, sipas parashikimeve, kjo do të thotë që përparësia totale e kandidatit Demokrat duhet të rritet tani). Të gjitha votat e hedhura personalisht në ditën e zgjedhjeve janë numëruar tashmë por kanë mbetur vetëm votat me postë.  Vota elektorale për tu fituar: 6

Rezultatet në Georgia:

Trump është përpara, me vetëm 1,797 vota. Më pak se 15,000 vota kanë mbetur për t'u numëruar. Tre qarqe kanë pezulluar votimin, kësisoj numërimi, i cili duhet të kishte përfunduar në 6 të mëngjesit (me kohën italiane), pritet të përfundojë gjatë ditë së sotme.

Votat që mungojnë janë ato nga zona e Atlantës, të cilat duhet të jenë shumë të favorshme për Biden. Por votat gjithashtu duhet të numërohen, rreth 8,000, mbërritën në orët e fundit nga jashtë dhe nga ushtria, me të cilat Trump mund të rikuperojë. Trump kishte fituar në Georgia me 5 pikë përqindje në 2016; asnjë kandidat demokrat nuk ka fituar këtu që nga viti 1992 (kur fitoi Bill Clinton).

Kur do të dalin rezultatet? Teorikisht edhe në natën Amerikane: por të paktën 4 qarqe do të rinisin numërimin nesër në mëngjes me orën lokale, që i bie nga dreka me kohën shqiptare. Votat elektorale për tu fituar: 16

Rezultatet në Arizona;

Këtu është Biden, me rreth 46,000 vota; 90 për qind e fletëve të votimit janë numëruar në këtë moment. Megjithatë, të paktën 200,000 fletëvotime, të mbërritura me postë, nga qarku Maricopa mbeten për t'u numëruar. Rezultatet priten të përfundojnë rreth orës 5 dhe duhet të jenë në favor të Trump. Edhe nëse ato fletëvotime do të ishin në shumicë në favor të presidentit, është e pamundur që avantazhi i kandidatit demokrat të zhduket.

Rezultatet p[ritet të dalin jo para pasdites. Votat elektorale për tu fituar : 11

Rezultatet në Pensilvani;

Këtu, është Trump, me rreth 22 mijë vota. Sidoqoftë, fletët e votimit që mungojnë duhet të jenë në favor të demokratëve: dhe ato janë "qindra mijëra", sipas autoriteteve shtetërore. Sipas Neë York Times , për të qenë të saktë, rreth 175 mijë vota kanë mbetur për t'u numëruar, mbi 58 mijë prej të cilave në Filadelfia: dhe në qarqet kryesore si Filadelfia, specifikon gazeta amerikane, operacionet e numërimit do të vazhdojnë tërë natën. Në rastin më të mirë rezultatet dalin pasdite. Votat elektorale për tu fituar : 20

Rezultatet në Karolinën e Veriut dhe Alaska;

Ka dy shtete të tjera ku numërimi i votave nuk ka përfunduar ende: dhe ato janë Karolina e Veriut dhe Alaska. Sidoqoftë, nuk duhet të ketë surpriza: Trump duhet të fitojë në të dyja shtetet. Në Karolinën e Veriut, presidenti është përpara me 77,000 vota dhe Biden do të duhej të merrte dy të tretat e votave të mbetura për të arritur.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:53
Vajza e Trump: Çdo votë duhet të numërohet! Nuk është deklaratë politike

Vajza e presidentit Donald Trump ka reaguar në lidhje me zhvillimin e procesit të numërimit të votave në ShBA. Përmes një postimi në Twitter, Ivanka shkruan se nuk po jep shenja që ka hequr dorë nga kjo betejë politike, duke thënë se çdo votë legale duhet të numërohet, e ato ilegale të mos numërohen.

“Çdo votë legale duhet të numërohet, e çdo votë ilegale nuk duhet të numërohet. Nuk duhet të ketë diçka kontroverse”, shkruan Ivanka.

Ndërkohë në daljen e tij të fundit Trump ka bërë thirrje të që ndalet numërimi i votave në shtetet si Pennsylvania, ku rezultati është përmbysur dhe Biden është rikthyer në lojë.

Ora 21:47
Agencia që monitoron numërimin e votave hedh poshtë pretendimet e Trump për mashtrim elektoral

Agjencia e Sigurisë dhe Infrastrukturës Kibernetike (Cisa), e cila monitoron numërimin e votave, ka hedhur poshtë pretendimet e Trump për mashtrim elektoral.

Deri më tani të gjitha pretendimet e Presidentit kanë dalë të të pabazuara.

Cisa thotë, zyrat zgjedhore lokale kanë masa zbulimi që e bëjnë jashtëzakonisht të vështirë mashtrimin përmes fletëve të votimit të falsifikuara.

Ora 21:42
Protesta të reja pro Trump në qendrat e votimit! Duan arrestimin e zyrtarëve që numërojnë votat

Në zonat e votimit në Phoenix, Arizona dhe Detroit, Michigan ka pasur protesta gjatë pasdites së sotme jashtë qendrave të numërimit të votave.

Këto demonstrata janë pro Trump, ku rreth 200 persona u mblodhën jashtë këtyre qendrave të votimit.

Me pankarta në duar ata bënin thirrje për të arrestuar zyrtarët që janë marrë me numërimin e votave.

Ora 20:42
Humbi në Michigan, Kostreci për Report Tv: Trump me të njëjtin gabim si Clinton në 2016! Nuk i kushtoi shumë vëmendje (VIDEO)

Vetëm 4 vite dhe Presidenti Donald Trump e humbi shtetin e Michiganit, ku kujtojmë që në 2016 ai ja mori atë Hilary Clinton. Gazetarja Kejda Kostreci, në një intervistë për Report Tv deklaroi se Trump bëri të njëjtin gabim që bëri Clinton 4 vite më parë.

Ajo tha se Trump e konsideroi të fituar në Michigan dhe nuk i kushtoi shumë vëmendje dhe gjatë fushatës.

"Është e vërtetë që në historinë e dekadave të fundit, ose ndoshta asnjëherë nuk është bërë fjalë për manipulime dhe kam përshtypjen se Trump është kapur pas numrit të lartë të votave me postë ose para datës së votimeve që e ka përdorur si argument. Përsa i përket Michiganit tani që Biden e ka siguruar, vërtetë ato shkuan për Trump 4 vite më parë, por zgjedhjet para këtyre ato ishin blu. Ato përqindjet janë thuajse përgjysmë. Një nga kritikat ndaj Clinton përpara 4 viteve është që ajo i konsideronte këto shtete blu dhe nuk u kushtoi shumë vëmendje sepse mendonte se i kishte siguruar. Ndërsa Trump i kushtoi shumë rëndësi. Zgjedhësit kanë mësuar nga 4 vite më parë. Biden ka thënë se nuk do të dalë në konkluzione më parë" - deklaroi Kostreci.

Teksa vijmë drejt fundit të numërimit të votave në ShBA, gara bëhet edhe më e fortë. Joe Biden ka arritur që të kthejë rezultatin në Pensilvani ndërkohë që Trump po bën çmos që të ndërpresë procesin e numërimit duke hedhur akuza për mashtrime. Disa televizione, si dhe rrjete sociale kanë dakordësuar që të mos transmetojnë fjalët e Donald Trump në raste se ato janë vetëm akuza të pabazuara.

"Nëse ai do të bëjë pretendime të rreme, televizionet kanë thënë që nuk do të jenë pjesë e kësaj ndaj do të ndërpresin dhe transmetimin e tyre. Ka pasur disa trazira në shtete të ndryshme. Në disa media, janë zmadhuar shumë disa incidente të vogla. Biden ka deklaruar se do të flasë sot në mbrëmje. Mbase është një shenjë që Pensilvania apo shtete të tjera do të nxjerrë projeksione. Do të ishte e ekzagjeruar. Vetë Biden gjatë fushatës, edhe kur zgjodhi Kamala Harris, ka deklaruar se ajo është e gatshme për të marrë postin e Presidentes. Këtë e ka deklaruar vetë nëse i ndodh diçka duke marrë parasysh dhe moshën e tij" - tha Kostreci.

Ora 19:38
Kryebashkiaku i Filadelfias: Pretendimet e Trump për mashtrim janë të pabazuara

Kryebashkiaku i Filadelfias Jim Kenney i quajti të pabazuaara, pretendimet e Presidentit Trump për mashtrim në procesin e numërimit të votave.

"Ndërkohë që prej ditësh Presidenti vazhdon të nxjerrë pretendime të pabazuara për mashtrim në numërimin e votave, ajo që kemi parë këtu në Filadelfia është thjeshtë demokraci.  Ai duhet të pranojë që ka humbur dhe duhet të përgëzojë fituesin" tha Kenney në një konferencë shtypi.

Ora 19:15
Arrestohen dy persona të armatosur në Filadelfia pranë qendrës së numërimit të votave

Policia ka arrestuar dy persona të armatosur pranë qendrës së numërimit të votave në Filadelfias.

BBC shkruan se policia identifikoi 2 personat që qarkullonin me makinë të cilët nuk kishin leje qarkullimi.

Ora 18:11
Epërsia e Biden në Pensilvani kalon mbi 9.000 vota

Joe Biden ka thelluar më shumë kryesimin e tij në Pensilvani duke e çuar diferencën në më shumë se 9000 vota.

Joe Biden aktualisht ka 49.5% të votave, 3.302.987 ndërsa Donald Trump 49.4% dhe 3.293.235.

Ora 17:49
Trump: Manipulimi i zgjedhjeve çështja në Gjykatën Supreme

Presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar me anë të një postimi në Twitter ka akuzuar edhe njëherë se i janë vjedhur votat.

“Kjo është ajo që dimë, ne duhet të themi sërish në bazë, në nivel shtetëror dhe të shohim sesi u krijua kjo rrëmujë. Guvernatori, Ujku dhe Gjykata e Lartë e shteteve shkelën në mënyrë flagrante Kushtetutën e SHBA.

Në një vazhdim të postim të dytë ai theksoi se do të çonte çështjen në Gjykatën Supreme.
“Votat e ardhura me postë pas ditës së zgjedhjeve janë të paligjshme” tha Trump.

I cili e mbylli postimin duke thënë se

“Philadelpiha përfaqëson një histori të kalbur në integruesin zgjedhor”.

1604681580_tRUMP.PNG

Ora 16:58
Gara për president, Georgia do të rinumërojë votat

Shteti i Georgias do të rinumërojë votat nga fillimi. Këtë e ka bërë të ditur guvernatori i saj, Brad Raffensberger.

Aktualisht mes Biden dhe Trump ka një diferencë shumë të vogël votash.

Ora 14:59
Biden merr kryesimin në Pensilvani

 Kandidati demokrat po i ofrohet çdo orë e më shumë postit të presidentit të SHBA .

Në bazë të të dhënave të fundit kandidati demokrat udhëheq tanimë edhe në Pensilvani, shteti  në të cilin ka kryesuar bindhsmë Trump në dy ditët e para.

Biden deri tani ka siguruar 264  vota elektorale ndërsa Trump ka 214 . Biden ka nevojë për vetëm një fitore në cilindo prej shteteve në lëvizje  si Nevada, Pennsylvania, Carolina e Veriut dhe Georgia - ndërsa Trump do të duhet të fitojë të katër këto shtete plus Alaskën , të cilën ai pritet të fitojë. 

Ora 10:44
Biden merr kryesimin në Georgia

Edhe pse prej ditësh Donald Trump ka udhëhequr bindshëm në Georgia, Biden ka arritur që të marrë kryesimin me pothuajse 500 vota. Ndërkohë që Trump vazhdon të  akuzojë për vota të manipuluaa. 

Fokusi është gjithashtu i rëndë në Pensilvani, një fushë tjetër beteje ku epërsia e hershme po zhduket falë numëirmit të gjerë të fletëvotimeve me postë, të cilat kanë favorizuar kundërshtarin e tij. =

Pretendimet e pabaza të Z. Trump për mashtrim elektoral kanë nxitur protesta të vazhdueshme jashtë qendrave të numërimit në shtetet kryesore si Pensilvania dhe Arizona. 

 

Ora 10:18
Zgjedhjet presidenciale në SHBA;  Akuzat e Trump për manipulim të zgjedhjeve, reporterët i ndërpresin fjalën: Po bën deklarata false

Mediat kryesore amerikane ndërprenë fjalimin e presidentit aktual, Donald Trump, të enjten në mbrëmje teksa foli për fitore të zgjedhjeve, mbushur me gënjeshtra e informata të gabuara dhe pa fakte për vjedhje të votave, duke iu referuar si t ëpaligjshme fletëve të votimit të numëruara pas të martës, të cilat i kanë dhënë kryesimin e garës Joe Biden, kandidatit demokrat.

MSNBC ishte i pari rrjet televiziv i cili i shkëputi fjalën Trump vetëm pas 35 sekondash me ndërhyrjen e Brian Uilliams dhe nuk e riktheu më transmetimin. 

"Gjendemi në një pozicion tejet të pazakontë, ku jo vetëm ndërpresim  fjalën e presidentit të Shteteve të Bashkuara, por edhe të  korrigjimit të tij. Nuk ka prova për vota të paligjshme, nuk ka pasur prova që ne t’i dimë.", tha Ulliams.

Spikerja e MSNBC Nicolle Wallace vlerësoi lëvizjen e rrjetit të saj: "Unë jam krenare që punoj në një rrjet që nuk kontribuoi në atë që sapo bëri Trump."

ABC u shkëput para CBS dhe NBC, ku spikeri David Muir u detyrua të ndërhynte dhe të korrigjonte deklaratat e Trump, në lidhje me manipulimin e votave sipas tij dhe vjedhjen e zgjedhjeve.

"Presidenti Trump e dinte saktësisht se çfarë po bënte, kishte audiencë të madhe në atë orë, në mes të edicionit qendror të lajmeve. Ne momentin kur e dëgjuam atë të thotë se - 'nëse llogarit votat e ligjshme unë fitoj lehtësisht, nëse numëroni vota të paligjshme ata po përpiqen të vjedhin zgjedhjet '- ne e kuptuam se ishte momenti i duhur të tërhiqeshin  dhe të kontrollonim fakte në kohë reale. Ne nuk jemi dëshmitarë të  vjedhjes së asgjëje . Kjo është demokracia dhe ne i kërkuam popullit amerikan të jetë i durueshëm", tha moderatori.

Në CNBC, ish-spikeri i Fox Neus, Shepard Smith shpjegoi se  ishte duke ndërmarrë një hap të madh  në ndërprerjen e fjalës së presidentit.

"Asnjëherë në karrierën time 30-vjeçare nuk kam ndërprerë kurrë një president të Shteteve të Bashkuara. Nëse ndonjë qenie tjetër njerëzore do të përdorte platformën tonë për të gënjyer shikuesit tanë, ne do t'i ndalonim ata", u tha ai shikuesve.

CNN dhe Fox Neus mbajtën fjalimin e Trump, megjithatë në përfundim të tij, moderatorët nuk e shmangën një analizë kritike.

"Çfarë nate e trishtuar për Shtetet e Bashkuara të Amerikës të dëgjojnë presidentin e tyre duke akuzuar në mënyrë të padrejtë për vjedhjen e zgjedhjeve. Gënjeshtër pas gënjeshtre. Ai nuk ka asnjë provë për atë që ai po thotë, thjesht shpif për integritetin e numërimit të votave shtet pas shteti. Kur ai fiton, është e ligjshme. Kur ai humbet, është  e manipuluar. Nuk është e vërtetë. Është e shëmtuar. Është sinqerisht patetike",  tha spikeri i CNN Jake Tapper.

Kolegja e tij, Dana Bash, tha se gënjeshtrat e presidentit vazhdojnë  të jenë një temë  qëndrore  për të cilat ai ka bërë fushatë prej muajsh. "Ai ka shkaktuar tensionim në të gjithë vendin,  ai nxiti mbështetësit e tij për një moment si ky me dëshmi dhe deklarata komplet të rreme.   Jam e trishtuar, thjesht e trishtuar. Unë nuk jam një person emocional dhe kam vështirësi për të përballuar atë që sapo dëgjuam dëgjuan presidentin e Shteteve të Bashkuara të thotë "

"Unë besoj se ajo që pamë sonte është një president i cili beson se në fund të ditës, kur të gjitha këto vota do të numërohen, do të rezultojë humbës. Kështu që ai po përpiqet të planifikojë një rrugë alternative për të mbajtur Shtëpinë e Bardhë  qoftë edhe përmes procesit gjyqësor”, tha drejtuesi kryesor politik në Foc Neus Bret Baiier. 

USA TODAY gjithashtu mori vendimin për të ndaluar konferencën për shtyp të Trump pasi presidenti sulmoi, pa prova, integritetin dhe rezultatet e zgjedhjeve.

Në një deklaratë, Kryeredaktorja Nicole Carroll tha: "Presidenti Trump, pa prova, pohoi se zgjedhjet presidenciale ishin të korruptuara. Ne ndaluam transmetimin e drejtpërdrejtë të akuzave të tij dhe ne kemi hequr videon nga të gjitha platformat tona. Detyra jonë është për të përhapur të vërtetën - jo konspiracione të pabazuara ".

Vendimi për shkëputjen e transmetimit ngritit dyshime të shumta, për shkakun se pavarësisht natyrës së deklaratave, vërejtjet e presidentit amerikan, i konsideruar si personi më i fuqishëm në botë, meritojnë të transmetohen plotësisht  apo nëse informacioni i rremë dhe potencialisht i rrezikshëm duhet  të ndalet për të shmangur keqinformimin.

/xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mandi: 06/11/2020 10:12

    Akuzat kunder udheheqesve te UÇK-se jane te montuara nga Serbia ne bashkepunim me Europen dhe spiunet qe ka serbia ne Kosove dhe Shqiperi te cilet jane edhe sot aktivë. Europa eshte Kurve ka thene Ismail Qemali. Urojme qe gjyqtaret e speciales te jene te drejte dhe te paanshem. Rroftw kombi shqiptar dhe uroj te bashkohemi ne nje shtet me rrrett 80000 km2.

    Përgjigju
    • F-35: 06/11/2020 16:56

      Te falenderoj Mandi per te vertetat qe thua!

    • mihillelezi: 06/11/2020 13:34

      Akuzat qe ju behen Presindetit Ashim Thaçi , jane te montura nga axhenturat pro serbUe dhe antishqiptare,Ne se ka pas ndonje veprim sektar nga udheheqes te UCK-se, ato ju dedikohen dy tre spiuneve te sigurimit komunist shqiptar te paraqitun si oficer te ushtrise shqiptare gjoje per te ndihmuar, futur nga axhenurat serbe ne Shqiperi per te nxitur veprime terroriste ne radhet e UCK-se. veper e cila u dekonspirue shpejt

    • CaBone: 06/11/2020 12:37

      Te lumt goja vlla. Por kurva madhe gjithandej ne ket dhe pak e veshtir duket.

  • Jok: 06/11/2020 08:40

    Gjeorgji ne shkrim eshte Xhorxhia.

    Përgjigju
    • Une: 06/11/2020 18:32

      Po pse kolegja nuk duhet te shkruhet kolegia?

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë