Bonus financiar për punonjësit e policisë që ushtrojnë detyrën jashtë vendit

22 Tetor 2021, 18:18 | Përditesimi: 22 Tetor 2021, 18:18

Punonjësve të policisë që ushtrojnë detyrën jashtë vendbanimit do të përfitojnë bonus financiar. Lajmi u bë me dije nga ministri i brendshëm Bledi Çuçi, teksa theksoi se do ketë investime edhe në infrastrukturën e policisë së shtetit.  

“Rritje e pagave të punonjësve të policisë së shtetit që ushtrojnë detyrën jashtë vendbanimit, rritje që do vijë në formën e bonusit, që do çojë deri në 150% pagat e punonjëse që ushtrojnë detyrën ashtë vendbanimit. Lajmi i dytë që vjen me këtë buxhet është rritja e investimeve në policinë e shtetit në infrastrukturës digjitale dhe teknologjinë. Do rrisë efikasitetin në luftën kundër krimit”, tha Çuçi.

KT/Shqiptarja.com