Booking: Nga 1 Nëntori, ata që japin apartamente me qira duhet të deklarojnë NIPT-in, ndryshe do paguajnë 20% TVSH mbi komisionin

27 Tetor 2023, 16:02 | Përditesimi i fundit: 2023-10-27 16:04:53

Të gjithë bizneset që japin prona me qira në Booking, do duhet të deklarojnë NIPT dhe të regjistrohen si subjekte të TVSH-së. Në të kundërt nga 1 nëntori do tu mbahet TVSH 20% mbi komisionin që booking ju mban për dhomat, apartamentet apo vilat që lëshojnë me qira.