Bora rrit nivelin në liqenin e Fierzës por prodhimi i energjisë mbetet i njëjtë

28 Janar, 14:34

Bora po shkrin në male për shkak të temperaturave të pazakonta për stinën. Kjo ka sjellë situatë të favorshme në Fierzë, pasi liqeni po mbushet me ujë. Gjithsesi hidrocentrali më i madh në vend nuk po punon me kapacitet të plotë, pasi vetëm 3 turbina janë aktualisht në punë. Burimet thanë se KESH-i ka vendosur të ruajë rezerven hidrike.