Bordi i Paqes/ Rama niset drejt SHBA, Spiropali: Nuk ka si qëllim të zëvendësojë OKB! Në këtë fazë nuk kemi detyrime financiare

18 Shkurt, 12:22 | Përditesimi: 18 Shkurt, 12:22

 

Kryeministri Edi Rama është nisur sot drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës ku do të takohet nesër me presidentin Donald Trump dhe do të firmosë anëtarësimin e Shqipërisë si vend themelues në Bordin e Paqes. Gazetarja e Report Tv Danjela Maloku i ka drejtuar ministres së Jashtme Elisa Spiropali një pyetje lidhur me angazhimin e Shqipërisë dhe detyrimet financiare të vendit në Bordin e Paqes. Spiropali është përgjigjur se në këtë fazë, Shqipëria nuk ka detyrime financiare, por sigurisht që referuar dhe statutit organizatës, Shqipëria ka detyrimet e saj si vend anëtar themelues. Spiropali theksoi se Bordi i Paqes nuk ka për qëllim të zëvendësojë organizatat e tjera siç është OKB, por një mjet komplementar ku Shqipëria mund të japë kontributin e vet për paqen dhe stabilizimit të situatës në Gaza.

A.M/Shqiptarja.com