Bordi i ushqimeve nuk i ndalon plotësisht abuzimet me çmimet! 'Financat': Marzhi i fitimit s’mund të jetë 100% i saktë! Braçe: Vaji hyri me 223 lekë dhe u shit me 350 lekë

19 Prill 2022, 19:44

Çmimet tavan të përcaktuara për vajin, sheqerin, miellin e orizin nuk e ndalojnë plotësisht abuzimin nga tregtarët. Çmimet e importit dhe marzhet e fitimit ishin në qendër të debatit në Komisionin e Ekonomisë, ku deputeti Erion Braçe kërkoi sqarime pse ende nuk është ndërhyrë tek inputet bujqësore.