Borë në pranverë, në Dardhë rikthehen reshjet! Trashësia arrin deri në 5 cm

12 Mars, 11:02

I gjithë qarku i Korçës është përfshirë nga reshjet e shiut, por edhe të dëbores

Momentalisht qarkullimi i automjeteve bëhet pa problematika por shoferët duhet të ecin me kujdes për shkak të rrëshqitjeve të mjeteve në rrugë.

Në lartësinë mbi 1400 m, konkretisht në aksin rrugor Boboshticë - Dardhë ka prezencë të reshjeve të dëborës me intensitet të ulët. Trashësia ka shkuar deri në 5 cm.